Autobusët në Britaninë e Madhe do të mbajnë një slogan që lavdëron Allahun. Qindra autobusë do të mbajnë posterin ku shkruhet “Subhan Allah”.
Këto postera do të shfaqen në Londër, Manchester, Leicester, Birmingham dhe Bradford, ku numri i besimtarëve myslimanë është i madh.
Nisja e kësaj fushate përkon me ‘Muajin e Ramazanit’ që nis në qershor. Në këtë muaj të shenjtë besimtarët agjërojnë dhe ndihmojnë të varfrit.