Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në bordin e jahteve luksoze, mënyra e re për të emigruar drejt Europës

2017/11/15 at 9:52 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Në bordin e jahteve luksoze, mënyra e re për të emigruar drejt Europës

Kur emigrantët zbritën nga jahti i tyre në ishullin e vogël italian të Liparit muajin e kaluar, nuk kishte kuptim të përziheshe me turmën.


“Është e lehtë të shohësh një grup sirianësh dhe irakianësh të veshur me rroba firmato Dolce & Gabbana, të cilët po përdorin telefonat e tyre në 6 të mëngjesit në një pjesë të pabanuar të ishullit”, tha një zyrtar i autoriteteve lokale.

Të sapoardhurit, të cilët kanë lundruar nga Turqia, me kapitenë nga Europa Lindore, janë të një numri gjithnjë e më të madh të emigrantëve, të cilët mund të përballojnë të paguajnë rreth 7000 dollarë për “të fituar” përpjekjet e Turqisë për t’i penguar ata që të arrijnë në Europë.

“Këta emigrantë janë mësuar me standarde të larta”, tha zyrtari, emri i të cilit mbetet anonim pasi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht.

Me 160 jahte që mbërritën në Itali në 12 muaj deri në korrik, sipas agjencisë evropiane të policisë Europol, fenomeni po zhduket, ashtu si numri i emigrantëve afrikanë që përpiqen të arrijnë Italinë nga Libia në anijet e mbipopulluara dhe të ulëta, po pakësohet.

Këto nuk janë shëtitje në det, pavarësisht se sa të bukura janë anijet.

“Është një udhëtim luksoz nga Turqia, pasi anijet shpesh janë luksoze, por nuk është tamam ashtu kur në një anije ngjeshen 30 persona”, tha koloneli Antonello Maggiore, një zyrtar i policisë në Itali, i cili ka hetuar udhëtimet.

Udhëtimi nga Turqia në Itali zgjat rreth një javë, tha ai.

“Është shumë më mirë se barka që vjen nga Libia, pasi e kanë të sigurt që do të mbërrijnë gjallë”, tha ai. “Kur emigrantët janë në det, ata mund të dalin në kuvertë, kështu që nuk janë thjesht skllevër në pritje, ku mund të jetë vetëm një banjo për 30 persona, kjo mund të jetë më mirë se kushtet në zonat e luftës nga vijnë”.  

Një hetim italian në tetor tregoi se si po vinin jahte nga Greqia në brigjet e Pulias, rajonin në thembër të Italisë, që nga viti 2014 e mbushur me emigrantë që ishin nisur nga Siria dhe më gjerë.

Trafikantët italianë që njihnin çdo liman dhe plazh të izoluar pas viteve kur sillnin cigaret nga Shqipëria, punonin me kapitenë grekë e shqiptarë për të drejtuar jahte nën hundën e rojeve bregdetare italiane.

Më pas, në mars të vitit 2016, BE ra dakord t’i paguajë Turqisë një shumë prej 3.5 miliardësh për të ndaluar emigrantët që lundronin nga Turqia në Greqi, ndërsa rruga për në vendet e Europës veriore përmes Ballkanit u mbyll.

“Trafikantët, menjëherë filluan t’i kalonin emigrantët direkt në Itali nga Turqia, shpesh duke përdorur varkat e vjedhura nga portet turistike si Bodrum dhe Marmaris,” tha një gjykatës në Pulia.

Tashmë anijet drejtohen për në Pulia, Sicili dhe Kalabri, ndërsa drejtuesit e anijeve janë nga Ukraina, Gjeorgjia dhe pjesë të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. “Ata janë marinarë të zotë, por detyrohen ta bëjnë këtë gjë nga varfëria”.

Ndërsa emigrantët, kryesisht irakianë, afganë, sirianë dhe pakistanezë, vijnë në breg dhe kërkojnë azil. 90% e kapitenëve janë arrestuar nga policia italiane ose roja bregdetare, tha ai.

Dy kapitenë bjellorusë u arrestuan natën e 30 shatorit pasi u përpoqën të sillnin 59 pakistanezë dhe 4 indianë nga një jaht në Santa Maria di Leuca në Pulia. Kapitenët në një tjetër jaht që mbërritën në po të njëjtën natë, të mbushur me 34 irakianë, patën më shumë fat. Ata bënë që anija të funksiononte në mënyrë automatike dhe u hodhën në një barkë përpara se policia të arrinte, tha policia në një deklaratë.

Jo të gjithë emigrantët vihen re kur ata mbërrijnë në bregdet. Në maj, një burrë dhe një grua nga Afganistani, të dy gjyqtarë, u gjetën duke festuar mbërritjen me sukses në Itali në një restorant peshku në Siçili.

Mbërritjet në Lipari, muajin e kaluar të emigrantëve të veshur me Dolce & Gabbana kanë hutuar autoritetet pasi ishulli vështirë të ishte destinacioni i parë i anijeve që vijnë nga Turqia. Kapitenët duhet të qarkullojnë në pjesën e poshtme të Italisë deri në Ngushticën e Messinës, Siçilisë së dikurshme, për të arritur.

“Unë mendoj se ata po përpiqeshin të shkonin në Francë, por nuk ia dolën dot”, tha zyrtari.

Zbarkimi i parë në ishull ishtë në shtator, kur kapitenët ndaluan varkën e tyre gjatë natës, i vunë udhëtarët e tyre në një anije të vogël drejt bregut dhe u zhdukën. Më 9 tetor, një jaht kishte ngecur në cektinë, gjatë natës. Por kjo nuk i ndali 119 sirianë dhe irakianë që të arrinin në breg.

“Nga ajo që emigrantët na kanë thënë, ishte i njëjti jaht si në shtator”, tha zyrtari. “Këtë herë, pasi anija u akordua dhe udhëtarët dolën në breg, katër kapitenë u arratisën në anijen e tyre, të cilën më vonë e gjetëm të braktisur në bregun siçilian”.

Ndërsa jahtet zbarkojnë nga Turqia, gomonet të mbushura me emigrantë gjithashtu po mbërrijnë gjithnjë e më shumë në vjeshtë nga Tunizia.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), 1,286 zbarkuan në shtator, pasuar nga më shumë se 1,500 në tetor.

Vëzhguesit raportojnë se të sapoardhurit, pothuajse të gjithë tunizianët, po braktisin vendet e tyre të lindjes, ndërsa ekonomia është e varfër dhe trafikantët ofrojnë udhëtime të shpejta në Evropë.

“Në çdo kafene të popullarizuar, çdo lagje ka dikë që premton gjëra që s’do realizohen kurrë”, tha Myriam Chabbi, një zyrtar me IOM në Tunizi.

Ndërkohë, plazhet rreth Sabratha në Libinë pa ligje janë bërë më të qetë, ndërsa trafikimi po reduktohet.

Vetëm mbi 5,900 emigrantë u shpëtuan në det dhe u sollën në Itali në tetor pas largimit nga Libia, një rënie e madhe nga gati 27,400 të kapur gjatë tetorit të vitit të kaluar.

Rënia ishte pjesërisht për shkak të patrullimeve shtesë nga roja bregdetare libiane e trajnuar dhe e financuar nga Bashkimi Evropian, e cila ka ndaluar migrantët në det dhe duke i kthyer ato.

Raporte të shumta thonë gjithashtu se Italia ka paguar milicitë në qytetin Sabratha për të ndaluar trafikimin njerëzor, edhe pse Roma i ka mohuar raportet.

Megjithatë, anijet nga Libia, si dhe vdekjet në det, u ngritën në fund të tetorit, me 2,560 njerëz të shpëtuar midis 31 tetorit dhe 3 nëntorit, ndërsa një anije detare spanjolle u ankorua në Itali më 5 nëntor me trupat e 26 emigrantë femra që me sa duket u mbytën në det.

“Njëzet e tre nga ato gra ishin nigerianë që u mbytën kur themali i tyre u mbyt në det”, tha Flavio Di Giacomo, një zëdhënës i IOM në Itali. “Një tjetër, me 50 persona mund të jenë mbytur, por trupat e tyre nuk u gjetën kurrë”. 

Burimi: Los Angeles Times

Shqipëroi: tvklan.al 

 

Etiketa: bordi i jahteve luksozeemigruar drejt europesmenyra e re


Ju sugjerojmë

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
Aktualitet

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

15 Korrik, 2025 8:42 am
Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?
Bota

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

15 Korrik, 2025 8:31 am
Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

15 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Para
opinion lajm i fundit

E Fundit/ 15-vjeçari vret me armë nga pakujdesia vëllanë

Pas kamerave të ‘Opinion’/ Desada kapet ‘mat’ me telefonin, Blendi Fevziu: Jam i vdekur për gjumë

Pas kamerave të 'Opinion'/ Desada kapet ‘mat’ me telefonin, Blendi Fevziu: Jam i vdekur për gjumë

Rrëfimi tronditës i gruas shtatzënë: Mbledh çdo ditë krom, për bukën e fëmijëve

Rrëfimi tronditës i gruas shtatzënë: Mbledh çdo ditë krom, për bukën e fëmijëve
















TE FUNDIT

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
15 Korrik, 2025

Gjirokastra feston sot 20-vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Në këtë ditë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga qyteti i...

Lexo më shumë

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?
15 Korrik, 2025

Kievi dhe Odesa janë nën sulmet më masive ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Moska po sulmon me...

Lexo më shumë

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
15 Korrik, 2025

Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
15 Korrik, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com