Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Bllok/ Zbardhen pamjet e kamerave, kush e ngacmoi Elvanën

2018/11/04 at 10:23 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Vrasja në Bllok/ Zbardhen pamjet e kamerave, kush e ngacmoi Elvanën

Përplasja në ish-Bllok, që i mori jetën Fabian Gaxhës dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljon Haton, nisi fill pas një ngacmimi të këngëtares Elvana Gjata.


ARMËT

Sipas dosjes së Prokurorisë, në vendngjarje janë gjetur 13 gëzhoja armësh, ku 10 janë vërtetuar se kanë dalë nga një armë, e cila nuk është gjetur në vendin e ngjarjes dhe që dyshohet se i përkiste Mevjol Bilos. Gjithashtu, Prokuroria thotë se ka gjetur një gëzhojë 9 mm tjetër të qitur nga një pistoletë me numër serie të fshirë, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes. Dy gëzhojat e tjera janë gjuajtur nga një armë tjetër, e cila nuk është gjetur në vendngjarje. Sipas aktekspertimit të Prokurorisë, në trupin e Fabian Gaxhës janë konstatuar katër plagë tejshpuese, në vendet pranë gjoksit në të djathtë, tjetra në linjën aksiale të majtë pikërisht në ligamentin e majtë, në brinjën 12, tjetra në parakrahun e majtë në pjesën e brendshme të tij, në distancë 9 cm nga artikulacioni i poshtëm dhe tjetra në parakrahun e majtë, në distancë 1 cm nga artikulacioni i poshtëm vihet re një plagë 1X1 cm si edhe një plagë në pjesën kokës. Nga këqyrja e kufomës u nxorën dy predha dhe një këmishë. Gjithashtu u bë sekuestrimi i një tamponi steril me mostër ADN-je, dy lastra të faktorëve plotësues të qitjes, një triko me ngjyrë të zezë me kapuç me mbishkrim “Rebook” dhe një bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë e zezë. Nga ana e Policisë Gjyqësore janë sekuestruar në vendin e ngjarjes, ndër të tjera, edhe aparatet telefonikë të mëposhtëm. Këto pajisje elektronike nuk janë mundur të ekzaminohen nga Drejtoria e Policisë Shkencore Tiranë për shkak të faktit që kanë qenë të siguruara nga përdoruesit e tyre me fjalëkalime të personalizuara. Në këto rrethana, me qëllim evidentimin dhe ekstraktimin e të dhënave në to, është proceduar me kërkimin e ndihmës juridike në fushën penale, nëpërmjet autoriteteve gjyqësore të huaja dhe konkretisht është dërguar letërporosi në Izrael.

PËRPLASJA

“Nga momentin që personi nën hetim, Ervis Martinaj, i shoqëruar nga Eljon Hato dhe një person i paidentifikuar hyn në ambientet e dyqanit “Monopol” dhe deri në momentin që në të njëjtin ambient futet viktima Fabjan Gaxha dhe personi tjetër i paidentifikuar kalon një periudhë kohore prej rreth 70 sekondash. Rezulton që konflikti brenda ambienteve të dyqanit ndodh shumë shpejt pas këtij momenti dhe se e gjithë ngjarja, duke përfshirë konfliktin fizik dhe më pas atë me armë, ndodh brenda një harku kohor rreth 60 sekondash, duke marrë në konsideratë faktin e daljes nga ambientet e lokalit të personave të përfshirë në ngjarje. Rezulton nga ekspertimi teknik-elektronik i aparatit telefonik të personit nën hetim Ervis Martinaj se në orën 21:17 ka marrë një komunikim elektronik në aplikacionin “Whatsapp” nga kontakti i regjistruar me emrin “Boli” me tekst “tek dyqani me veshje të shtrenjta përballë Billionerit”, pra, rezulton që shkuarja e të hetuarit Ervis Martinaj në dyqanin ku ka ndodhur ngjarja, nuk ka qenë rastësore siç ai deklaron, por ai ka rakorduar për këtë takim me të hetuarin tjetër Ervin Mata. Rezulton dyshimi se viktima Fabjan Gaxha dhe personi tjetër i paidentifikuar kanë qenë së bashku me të hetuarit Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe personin tjetër të paidentifikuar përpara ngjarjes, duke shkuar në afërsi të saj me automjetin tip “BMW X5”. Të gjitha këto rrethana të rezultuara nga hetimet janë të tilla që rrëzojnë pretendimet e të hetuarit Ervis Martinaj se ai ka shkuar rastësisht në dyqan, ku është takuar me Ervin Matën dhe se konflikti i ndodhur mes viktimës Gaxha dhe të hetuarit Bilo ka qenë rastësor dhe i shkëputur prej tij. Po ashtu rezulton dyshimi se i hetuari Martinaj ka njoftuar përpara se të shkojë në vendin e ngjarjes personat shoqërues të tij, madje ka shkruar që të shkojnë me armë”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

DINAMIKA

Më datë 04.10.2018 ora 18:54, shtetasit Ervin Mata, Geldo Hoti(Liçaj), Fabio Allushi, Mevjol Bilo kanë hyrë brenda në ambientet e dyqan “Monopol”. Në këto momente ka hyrë edhe një shtetase e identifikuar dhe pyetur nga ana jonë, shtetasja E.L., e cila deklaron se ka qenë me qëllim të shikonte disa artikuj që pronari Redi Popesku tregtonte dhe largohet rreth orës 21:07. Rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol”, ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili është duke folur në telefon dhe, sipas deklarimit të shtetasit Redi Popesku, Ervini del jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personi/personat, që kanë qenë brenda tij, kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt KFC dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty, afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit KFC.

Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar. Po, sipas deklarimit të Redi Popeskut, ku shprehet se ka dëgjuar nga Ervini se personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ishshoku i ngushtë i tij dhe kjo duket edhe nga pamjet filmime, ku Ervini largon Mevjolin me qëllimin për t’u sqaruar vetë, megjithëse Mevjoli nuk largohet, por qëndron aty pranë. Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas, Ervini me Mevjoli largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të “Sky Tower”. Automjeti në dukje është i markës “Mercedes-Benz”, tipi “G – Class”, ngjyra e zezë me disqe të zezë, por pa targë të identifikueshme. Duke këqyrur pamjet filmike të “Monopol”, vërehet se Ervin Mata nuk futet brenda në dyqan, por vetëm Mevjoli, i cili pasi futet, del përsëri dhe në pjesën e derës së daljes, në dukje ka një armë zjarri pistoletë, të cilën e fut në brez nga krahu i djathtë i tij me dorën e majtë. Gjithashtu, në rend kronologjik, pas tij dalin Geldo Hoti, Fabio, një person i paidentifikuar dhe në fund një person i identifikuar në rrugë operative si shtetasi A.B.. Duke kaluar përsëri te pamjet filmike të KFC, vërehet se Ervini kalon përpara këtij subjekti dhe pas tij vijnë me radhë Mevjoli, Fabio, Geldo, Redi dhe i fundit, i distancuar nga këta, shtetasi A.B. dhe të gjithë ecin në trotuar në drejtim të “Sky Tower” dhe pas një vonese, rreth 1 minutë më pas, në pamje shfaqet Ervini, i cili po kthehet duke ecur në trotuar dhe pas tij janë Mevjoli, Redi, Fabio, Geldo dhe në fund A.B.. Duke kaluar te pamjet e “Monopol”, vërehet se të gjithë personat e përmendur më sipër hyjnë përsëri brenda dyqanit.

Rreth 14 (katërmbëdhjetë) minuta më vonë, kur ka shënuar ora 20:58, brenda në dyqan ka hyrë shtetasi Ajaks Boshnjaku.

Rreth orës 21:26:58, në dyqan hyjnë shtetasi Ervis Martinaj, i shoqëruar nga shtetasi Eljon Hato dhe një person ende i paidentifikuar.

Rreth orës 21:28:08 në dyqan futet një person ende i paidentifikuar dhe direkt pas tij, vjen viktima Fabian Gaxha.

Rreth orës 21:28:36, nga dyqani duket që del shtetasi A.B. i cili largohet duke dalë nga shkallët e dyqan “Monopol”.

Rreth orës 21:29:16, nga dyqani largohet me vrap personi i paidentifikuar që shoqëron shtetasin Ervis Martinaj.

Rreth orës 21:29:19, nga dyqani largohet me vrap shtetasi Ajaks Boshnjaku.

Rreth orës 21:29:36, nga brenda dyqanit dalin në rrjedhë kronologjike shtetasit Mevjol Bilo, Ervin Mata, Geldo Hoti dhe Fabio Allushi.

Rreth orës 21:29:48, nga dera e dyqanit ka dalë Redi Popesku dhe pas tij ka qenë Ervis Martinaj.

Rreth orës 21:30:27, nga dera e dyqanit ka dal personi i paidentifikuar që hynë disa sekonda përpara viktimës Fabian Gaxha.

Rreth orës 21:30:30, në dyqan hynë përsëri Redi Popesku, ku duhet theksuar se dera në hyrjen e dyqanit është e hapur dhe i shtrirë përtokë duke rënkuar është i plagosuri rëndë Eljon Hato.

Rreth orës 21:31:10, Redi Popesku ka dalë përsëri nga dyqani.

Rreth orës 21:34:41, i plagosuri rëndë Eljon Hato, duke u zvarritur ka arritur të kalojë derën e dyqanit dhe aty vjen e merr një person, i cili është ende i paidentifikuar. Ky person bën transportimin e Eljonit duke e mbajtur në krahë dhe kalojnë në trotuar te KFC-ja dhe më pas i humbin objektivit të kamerës së KFC-së.

Marrë nga Panorama 

 

Etiketa: kameratngacmoi elvanenvrasja ne bllokzbardhen pamjet


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

12 Korrik, 2025 6:44 pm
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Kronikë

Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët

12 Korrik, 2025 4:27 pm
Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..
Aktualitet

Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..

12 Korrik, 2025 4:06 pm
Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen
Kronikë

Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen

12 Korrik, 2025 3:51 pm
Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane
Aktualitet

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane

12 Korrik, 2025 3:42 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gramsh/ Humbi jetën teksa po punonte për hapjen e një pusi, arrestohen 2 persona

12 Korrik, 2025 3:15 pm
(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë
Aktualitet

(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë

12 Korrik, 2025 3:00 pm
Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..
Aktualitet

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..

12 Korrik, 2025 2:41 pm
Para
Kujdes, nëse e dashura juaj bën këtë gjë në shtrat ajo iu tradhëton

Kujdes, nëse e dashura juaj bën këtë gjë në shtrat ajo iu tradhëton

Ngjarja në ish-Bllok, jepet sot masa e sigurisë për Ervis Martinajn

Ngjarja në ish-Bllok, jepet sot masa e sigurisë për Ervis Martinajn

Sa popullor është emri juaj në Shqipëri? Ja si ta zbuloni

Sa popullor është emri juaj në Shqipëri? Ja si ta zbuloni
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com