Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Ballsh/Kryebashkiaku tregon çfarë ndodhi me fëmijët pas ngjarjes

2019/01/08 at 1:54 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Ballsh/Kryebashkiaku tregon çfarë ndodhi me fëmijët pas ngjarjes

Disa ditë pas krimit makarbër ku një 34-vjeçar vrau me thikë gruan dhe motrën e saj 18-vjeçare, kryetari i bashkisë së Ballshit tregon detaje të tjera rreth ngjarjes.

Kryebashkiaku tregon edhe gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht dy fëmijët e çiftit të mitur, të cilët ishin në banesë gjatë kohës kur Gazmend Musta masakroi me thikë nënë e tyre dhe tezen.


Kapllanaj tha se pak pas krimit, Gazmendi i kishte çuar fëmijët të dy në polici, ndërsa këta të fundit u trajtuan nga një punonjës social dhe psikolog dhe me pas u derguan ne fshatin SOS. Po ashtu kryebashkiaku tregon se bashkia ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve të funeralit për dy motrat.

“Ne jemi të gjithë në dijeni të ngjarjes së rëndë që ndodhi. Një ngjarje që na ka tronditur të gjithë mallakastriotët dhe mbarë opinionin. Është një ngjarje që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në qytetin e Ballshit. Jemi të shokuar ne dhe jo më familjarët e viktimave të cilat humbën jetën. Një dramë tjetër janë fëmijët, të cilët kanë përjetuar tmerrin e asaj që ndodhi, pasi babai aktin e kreu në sy të tyre, dhe ata kanë qenë të traumatizuar. Menjëherë pasi ndodhi ngjarja, unë jam gjendur si kryetar bashkie aty por edhe si qytetar në radhë të parë.

Jemi interesuar për fëmijët, të cilët autori i kishte çuar në polici. Ne kemi çuar aty psikologen dhe punonjësen sociale të Bashkisë të cilat janë marrë me fëmijët gjatë gjithë kohës. Vetë kam qëndruar pranë familjarëve të viktimave, që kanë qenë të shokuar dhe traumatizuar. Vet familjarët e viktimave ishin duke shkuar tek vajza e tyre, madje i kishte ftuar autori për darkë. Atë natë fëmijët u strehuan tek një i afërm, dhe të nesërmen i kemi mbajtur në Bashki në prezencën e punonjësve sociale dhe të psikologes dhe të policisë. Familjarët nuk ishin në gjendje që të na jepnin një përgjigje nëse mund t’i merrnin fëmijët.

Na është dashur të flasim edhe me institucione të tjera shtetërore, me Qendrën e Emergjencave në Tiranë, që na u përgjigjën pozitivisht për t’i marrë atë natë dhe më pas ditën tjetër i transferuan në fshatin SOS.

Ne përgatitëm dokumentacionet dhe fëmijët ishin shoqëruar nga psikolog dhe punonjës social. Në fshatin SOS kanë kushte më të mira dhe një staf të specializuar për trajtimin e tyre. Bashkia ka bërë të gjithë procedurën ligjore dhe njerëzore, ku vet stafi i bashkisë ka shkuar dhe i ka blerë rroba fëmijëve dhe ushqime. Madje i kemi sjell edhe shokë të klasës vajzës së madhe. Gjendja tek familjarët e dy vajzave që humbë jetën është shumë e rëndë. Babai i tyre është i sëmurë dhe nuk janë në gjendje të mirë ekonomike.

Kam qenë prezent edhe gjatë ceremonisë së varrimit dhe kam parë që ata kanë përjetuar një dramë të vërtetë. Vëllai i dy viktimave ka pësuar vdekje klinike gjatë varrimit dhe më pas u shoqërua urgjent në spital. Falë Zotit ai sot është mirë. Babai i tyre është në gjendje të rëndë, pasi ka qenë dhe i sëmurë. Ne jemi munduar që dhe do të vazhdojmë t’ju qëndrojmë afër, duke i ndihmuar edhe nga ana ekonomike që t’i heqim një pjesë të shpenzimeve të funeralit. Do i propozojmë Këshillit Bashkiak miratimin e një fondi specifik për këtë rast. Disa herë ata kanë pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift. Kanë shkuar disa herë edhe afër ndarjes, por ndonjëherë për hir të fëmijëve dhe mentalitetit të zonës, ndoshta mendojnë se është më mirë që të qëndrojnë bashkë për hir të familjes”, tha kryebashkiaku.

NGJARJA

Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.

Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

Etiketa: ballshfemijekryebashkiak


Ju sugjerojmë

Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive
Aktualitet

Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive

11 Gusht, 2025 10:52 am
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Zjarr në Tepelenë, flakët përhapen mes fshatrave Kodër dhe Lekël

11 Gusht, 2025 10:48 am
Zjarri në Finiq, digjen disa banesa
Aktualitet

Zjarri në Finiq, digjen disa banesa

11 Gusht, 2025 10:06 am
Vihet nën kontroll zjarri në Poliçan, nuk ka më rrezik për banesat
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në Poliçan, nuk ka më rrezik për banesat

11 Gusht, 2025 9:25 am
Shembja e ndërtesës në Vlorë, Rama: Përballja me paligjshmërinë që shëmton hapësirat
Aktualitet

Shembja e ndërtesës në Vlorë, Rama: Përballja me paligjshmërinë që shëmton hapësirat

11 Gusht, 2025 8:19 am
Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 3 katëshe në Radhimë
Aktualitet

Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 3 katëshe në Radhimë

11 Gusht, 2025 8:12 am
Zjarret, dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrjnë në Kuçovë
Aktualitet

Zjarret, dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrjnë në Kuçovë

11 Gusht, 2025 8:10 am
Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri
Aktualitet

Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri

10 Gusht, 2025 9:50 pm
Zjarret në vend/Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët
Aktualitet

Zjarret në vend/Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët

10 Gusht, 2025 7:08 pm
Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara
Aktualitet

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara

10 Gusht, 2025 5:58 pm
Para
Turqi/ Makina rrëshqet në akull dhe bie në përrua

Turqi/ Makina rrëshqet në akull dhe bie në përrua

Ngjarja në Ballsh/ Ia vranë të dy motrat, djali pëson vdekje klinike

Ngjarja në Ballsh/ Ia vranë të dy motrat, djali pëson vdekje klinike

‘Kujdes me alkoolin’, policia apel shoferëve për mbrëmjen e sotme

Lezhë/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit mes të rinjve
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë

Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë
11 Gusht, 2025

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Korçë, nga të dhënat e para mësohet se automjeti në...

Lexo më shumë

Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive

Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive
11 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas ministrisë, gjatë 24...

Lexo më shumë

Zjarr në Tepelenë, flakët përhapen mes fshatrave Kodër dhe Lekël

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
11 Gusht, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mes fshatrave Kodër dhe Lekël të Tepelenës. Flakët po avancojnë drejt pjesës...

Lexo më shumë

Fier/ Ndezi zjarr te ura e fshatit, arrestohet 41-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
11 Gusht, 2025

Një 41-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia për zjarrëvënie në fshatin Hoxharë e Vjetër në Fier. I arrestuari J.S....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com