Një person i tretë ka mbetur i plagosur nga atentati i sotëm në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Burimet bëjne me dije se është plagosur edhe një fëmijë 8-vjeçar. Ai është fëmija i Ferdinand Llanajt, 39-vjeçarit që dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit.
I mituri ndodhej brenda automjetit tip “Mercedes-Benz” që u qëllua me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.
Fëmija ka marrë një plumb në krah dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.