Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy persona për falsifikim dokumentesh dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Një 52-vjeçar nga Mamurrasi dhe një 19-vjeçar nga Burreli janë ndaluar në aeroportin e Rinasit pasi nëpërmjet dokumente false planifikonin të udhëtonin në Itali.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi V. L., rezident në Itali, pasi kishte siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër, ka ardhur në Shqipëri dhe ka pajisur me këto dokumente shtetasin H. N. Pas pajisjes me këto dokumente, shtetasi V. L. do ta shoqëronte shtetasin H. N. nga aeroporti i Rinasit, transit drejt aeroportit të Venecias me destinacion final në aeroportin e Luttonit, në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt përfitimit 15 000 paund britanikë” bëhet e ditur nga njoftimi i policisë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim një person i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë vepër penale. /Opinion.al