Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në 8 Mars

2018/03/07 at 10:34 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A

Nga Arnida Çapi


Përse është 8 marsi? Sigurisht, jo një arsye për të dalë nga shtëpia për gosti dhe argëtim duke u marr leje burrave “se jemi vetëm gra”.  As për të celebruar veten se je grua, jetën apo motivin e saj, sepse atë s’mund ta bësh nëse nuk ke ndërgjegjësimin për lirinë dhe atë çfarë je: Grua, njeri i barabartë në liri dhe të drejta. Sigurisht, grua nuk është as vetëm vetja, por dhe tjetri. Shoqëritë demokratike janë zhvilluar vetëm pasi kanë kuptuar që në qendër të sistemit janë të drejtat e njeriut dhe se që të respektohet kjo duhet të kuptohet se tjetri je ti.

Kjo ditë është caktuar nga lëvizjet aktive të grave, për gruan, si një ditë për të sensibilizuar në radhë të parë gruan dhe pastaj burrat, për të drejtat e gruas. 8 Marsi është një ditë globale, sepse kauza e kësaj dite është globale. Eshtë një ditë civilizimi, si ndërgjegjësim për të drejtat e grave, është ditë anti-seksizmi dhe anti-diskriminimi.

Në këtë frymë celebrohen arritjet e gruas për fitimin e të drejtave ndër vite dhe kudo në botë.

Si gjendje faktike dhe si status juridik në gëzimin e lirive dhe të drejtave, pyetja që duhet të lindë bashkë me ndërgjegjësimin tonë është: Si është gjendja e gruas në Shqipëri? A ka ajo të drejta të barabarta me burrin, në familje e deri në Parlament?

Të drejtat e gruas, për mendimin tim janë aspekti më i rëndësishëm i të drejtave të njeriut.

Nëse e krahasojmë me të drejtat e njerëzve me ngjyrë, aspekti i dallimit rracor ka bërë përparime më tepër se sa ai i dallimit gjinor në aspektin e të drejtave të barabarta. Treguesi për këtë është Presidenti i SHBA. Kjo pikërisht sepse gratë janë gjysma e botës, pra gjysma potenciale në rrezikimin e pushtetit dominues të burrave. Gratë nënshtrohen atëherë kur më shumë u ndihet rreziku dhe forca, atëherë kur burrat ndihen më shumë inferior, sepse është e bukur, apo ndoshta, sepse është e zonja, sepse është e zgjuar apo sepse është e talentuar.

Por kjo është e gabuar: Në radhë të parë, sepse gratë janë qenie njerëzore dhe gëzojnë natyralisht të drejta të barabarta, pavarsisht diferencave në ngjyrë, në pasione apo në gjini; pavarësisht se kujt i përket natyralisht pushteti dhe nuk i ka lindur si e drejtë burrave nga natyra për të vendosur për këtë.

Dhe sepse, së dyti, gratë janë një burim potencial njerëzor në çdo drejtim të jetës, në arte, në akademi, në profesione, biznese, në politikëbërje, në familje, dhe privimi i saj në cdo drejtim është një humbje e madhe e zhvillimit.

Bota do të ishte më e mirë nëse ky potencial do të zhvillohej i lirë, pa dhunë dhe nënshtrime, në mundësi të barabarta, dhe pa kushtëzime seksuale.

Së fundi, në eventin ku pasqyrohet në nivelet më të larta koherenca artistike, në ndarjen e cmimeve Oskar, bashkë me të u përqafua më në fund koherenca sociale e shoqërisë perëndimore e cila ngriti kauzën e të drejtave të gruas. “Me too”, ishte mesazhi sensibilizues për forcën e gruas për të reaguar ndaj cdo forme të dhunës, të cënimit dhe mohimit të të drejtave të barabarta të tyre dhe për tu bashkuar në këtë luftë.

 

Mos mendoni se ne jemi një vend i vogël dhe shumë më i varfër për të mos ju bashkuar kësaj koherence. Ne jetojmë në një botë globale, dhe cështja e gruas, e të drejtave dhe forcës së saj duhet të shihet në mënyrë globale. Në fakt, gjithmonë kanë qenë gratë ato që kanë emancipuar botën në një formë apo tjetrën: “Nga gratë”, ose “për grate”.

Në 8 Mars, dua t’i bashkohem festës së gruas me Arsye, me kuptimin e saj, për Sensibilizimin e shoqërisë për të drejtat e gruas si të drejta shoqërore dhe si të tilla, duhet të shtrohen si çështje aktuale nga e gjithë shoqëria.

Me Ndërgjegjësimin për kërkimin e tyre. Së pari, JO DHUNES dhe moslejimi i asnjë forme të saj kudo dhe ndaj cdo gruaje.

Të kuptojmë se gruaja nuk duhet ti nënështrohet burrit, sepse asnjë qenie nuk është superiore ndaj tjetrës. Jemi të ndryshëm, por me të drejta të barabarta.

Të bashkohemi me Forcë Aktive, të gjithë, për mbështetjen e gruas që nga pengimi i dhunës, te mundësitë e barabarta në edukim, në punë, dhe përfaqësimin real të saj, domethënë të gjëndjes së saj në Parlament.

Çdo 8 mars gratë duhet të jenë krenare për forcën brënda tyre, dhe forcë do të thotë reagim dhe veprim ndaj gjëndjes së gruas në Shqipëri.

Çdo 8 mars gratë dhe burrat duhet të jenë krenarë dhe të festojnë së bashku për forcën humane e cila bëhet bashkë gjithmonë e më shumë si sensibilizim dhe mbështetje për të drejtat e gruas në Shqipëri.

Të dashura gra, këtë 8 Mars, mos festoni vrasjen e grave nga burrat e tyre; mos festoni dhunën e nënshtrimin e grave. Sepse kjo është ajo çfarë gratë shqiptare kanë pranuar në heshtje në vite, për veten dhe për gruan.

Këtë 8 Mars, para se të ngrejmë gostitë, të mbajmë 2 minuta heshtje për gratë që janë vrarë. T’i nderojmë për forcën e tyre për mos të pranuar nënshtrimin ndaj burrave kriminelë. Dhe të mendojmë si të jemi bashkë në luftën për gruan.

Etiketa: barazigjinorehumanrightsjodhunendajgruas


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Je e bukur? Ja profesionet që bëjnë për ty

Je e bukur? Ja profesionet që bëjnë për ty

Parashikimi i motit/ Shi dhe borë në gjithë vendin

Moti për nesër/ Sinoptikanët japin alarmin për ditë keqe

Grabitje me armë në Korçë, maskat dhunojnë dy persona

Grabitje me armë në Korçë, maskat dhunojnë dy persona
















TE FUNDIT

Zjarret në Gramsh,MM:Banorët në Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen nga banesa..

Zjarret në Gramsh,MM:Banorët në Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen nga banesa..
12 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër njoftim urgjenT për evakuim për shkak të situatës me zjarret në zonën e...

Lexo më shumë

‘Heronjtë në zjarre’/Ekipet emergjencës e FA evakuojnë banorët në Spanesh dhe Kazie

‘Heronjtë në zjarre’/Ekipet emergjencës e FA evakuojnë banorët në Spanesh dhe Kazie
12 Gusht, 2025

Në fshatrat Spanesh dhe Kazie të Tiranës, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga...

Lexo më shumë

Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit

Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit
12 Gusht, 2025

Drejtuesi i grupit mediatik “Focus Group”, ku bëjnë pjesë News24, Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Gazeta Shqiptare Online,...

Lexo më shumë

Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…

Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…
12 Gusht, 2025

Policia e Korçës bën të ditur planin e posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë Festës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com