Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në 6 vjet 8 arsimtare, djali me probleme autizmi mbetet pa mësues ndihmës

2023/10/20 at 9:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në 6 vjet 8 arsimtare, djali me probleme autizmi mbetet pa mësues ndihmës

Denoncimi i radhës na çon në Durrës, në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”. Një zonjë, prind i një fëmije me probleme të spektrit autik në klasën e 6-të, thotë se fëmija nuk ka mësues ndihmës.

Ajo thotë se në 6 vjet ka ndërruar 8 mësues, çdo herë më të dobët se më parë. Aktualisht rolin e mësuesit ndihmës e bën ai i artit pamor, por djali nuk bën progres.

“Çdo vit mësueset fëmijës sim i ndërrohen. Mësues ndihmës dhe asnjëherë nuk ka pasur mësues special. Tek e fundit të kishte një mësues definitiv, jo një 3 muajsh ta mbante njëri dhe 3 muaj një mësuese tjetër. Fëmija im sapo mësohet me një mësuese, ajo largohet dhe vjen një mësuese tjetër dhe çdo mësues tjetër për fëmijën tim është një hap prapa dhe jo një hap para. Këto 6 vite ka ndërruar 8 mësues. Vetëm vitin e kaluar ka ndërruar 3 mësues”, tha denoncuesja.

“Dy javët e para nuk ka patur mësues fare , kam ndenjur vetë aty dhe ka ndenjur shumë mirë. Me syrin tim të lirë asnjë profesor nuk ka pasur ankesa, asnjë prind dhe asnjë nga shokët apo shoqet e klasës së fëmijës tim. Dy javët e dyta tani ka ardhur profesor Altini dhe kam gjetur fëmijën jo në mësim, por me një ulërimë nga kati i parë deri në kat të katërt. Fëmija nuk është agresiv, do vetëm menaxhim. Bazohem sepse ma ka thënë që nuk jam i profilit dhe tek e fundit kaq mundem, jo se nuk dua, por kaq mundem. E bëj dallimin sepse në klasë të tretë fëmija im ka pasur një zyshë jo speciale, por të trajnuar, deri diku e specializuar për këtë fushë dhe fëmija im është mësuar dhe ka ecur shumë me atë zyshë. Fëmija im menaxhohej në çdo lloj aspekti shumë mirë nga zysha”, u shpreh më tej denoncuesja.

Zonja ka folur me drejtorin e shkollës, por ai thotë se nuk ka mësues. Po ashtu ka vajtur 4 herë në Zyrën Arsimore Durrës, por sërish nuk ka marrë zgjidhje.

“Ajo më ka thënë që nuk e pranojnë vendin e punës së zyshës së specializuar sepse nuk janë definitive”, tha denoncuesja.

Edhe gazetarja e “Stop” mori takim me drejtorin e shkollës Eduard Prenga, i cili tha, se mësuesit ndihmës shkojnë në ato shkolla, ku janë definitivë dhe për këtë ka vënë në dijeni ZVA-në Durrës.

“Ligji ka një problematikë që mësuesit që janë jo të profilit special nuk mund të bëhen definitivë, do jenë gjithmonë me kontratë. Ndërkohë që ia thashë dhe prindit, mësuesit që kanë qenë në portal për arsim special, të gjithë kanë zgjedhur shkolla të tjera kështu që në këtë rast Zyra Arsimore është detyruar të hapë portalin për mësues të profileve të tjera”, tha ai.

Në këtë institucion juristja dhe anëtarja e komisionit të portalit shprehen, se pasi i vjen kërkesa nga shkolla, vendi vakant nxirret në portal dhe u çohet kandidatëve, që janë pjesë e portalit, për arsim special.

Kur për këtë vend pune nuk ka interesim nga arsimtarët e profilit, u çohet profileve të tjera.

Pas ndërhyrjes së “Stop” ZVA Durrës na përgjigjet në mënyrë shkresore, se për djalin e vogël u gjet një mësuese ndihmëse e gjuhës dhe letërsisë me specializimi për problematika të tilla./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
Dyshime për korrupsion, bastisen zyrat e Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’

Dyshime për korrupsion, bastisen zyrat e Lojërave Olimpike 'Paris 2024'

SHBA dhe BE kërkojnë zbatim të shpejtë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

SHBA dhe BE kërkojnë zbatim të shpejtë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Parqet më të bukura natyrore të Evropës

Horoskopi për sot, 21 tetor 2023

TE FUNDIT

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
20 Dhjetor, 2025

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40...

Lexo më shumë

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para të...

Lexo më shumë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com