Bota

Në 50 vitet e fundit, 2/3 e faunës botërore është zhdukur përgjithmonë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 11/09/20 |
el ida

Nga vitet ‘70 të shekullit të kaluar dhe deri më tani, një masakër e vërtetë natyrore ka ndodhur në planetin tonë.

Sipas raportit të organizatës së njohur ambientaliste WWF i quajtur Living Planet Report, i cili monitoron tkurrjen e faunës në nivel global, në 50 vitet e fundit rreth 2/3 e gjithë kafshëve të egra janë zhdukur përgjithmonë.

Sipas raportit, zhdukja nuk është e njëjtë për çdo kontinent. Ndërkohë që në Europë, “vetëm” 24% e kafshëve të egra është zhdukur, në Afrikë rënia ka qenë me 65%, ndërkohë që Amerika e Jugut dhe Karaibet po shkojnë drejt asgjësimit të faunës së tyre tipike, me 94% e specieve që nuk kthehet më.

“Nga peshqit në oqeane deri tek bletët, që janë të domosdoshme për prodhimin bujqësor, rënia e faunës ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ushqyerjen dhe në mjetet e mbijetesës për miliarda njerëz”, thotë Marco Labertini, drejtor i WWF./Opinion.al

Pas