Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në 5% të QV-ve ka pasur tension”, Celibashi: 8% e tyre janë hapur me vonesë

2025/05/11 at 11:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në 5% të QV-ve ka pasur tension”, Celibashi: 8% e tyre janë hapur me vonesë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat tregoi problematikat e para, që janë hasur në terren mbi procesin zgjedhor.

Celibashi u shpreh se nga përpunimi i informacioneve rezulton se janë 8% e qendrave të votimit që janë hapur me vonesë. Ndër të tjera kryekomisioneri raporton se janë 5% e qendrave të votimit ku është raportuar se ka pasur tension mes anëtarëve të komisionit, ku situata është stabilizuar me ndërhyrjen e KQZ.

Ilirjan Celibashi e ka quajtur të qetë dhe normal procesin deri në këto momente pavarësisht problematikave në orët e para të mëngjesit.

Sa i takon votimit elektronik, Celibashi thekson se po vijon normalisht dhe pa problematika.

“Nuk kemi asnjë qendër votimi të pahapur. Nga përpunimi i informacionit në orët e para të mëngjesit janë 8% e qendrave të votimit janë hapur me vonesë. Vlen të theksohet se në momentet kur procesi i votimit është hapur kanë qenë prezenteë vëzhgues, ose të partive ose të tjerë. 5% të qendrave të votimit raportohet se ka pasur tensione. Ka ndërhyrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe situata është normalizuar. Kemi një raportim lidhur me personat me aftësi të kufizuar 21% e rasteve që ne kemi kërkuar informacion, ata nuk janë asistuar, jo në të gjitha rastet është respektuar.

Kemi një raportim që në 5% të qendrave të votimit kemi mosrespektim të distancës prej 150 metrash të individëve që më së shumti kanë përfunduar procesin e votimit dhe vazhdojnë të qëndrojnë rreth qendrave të votimit. Identifikimi elektronik na rezulton se janë 4 qendra votimi që nuk janë paraqitur operatorët, kryesisht në Dropull. Janë 4 qendra votimi ku identifikimi i zgjedhësve po bëhet manualisht.

Rezulton se tej atyre problematikave të orës së parë, procesi mund të vlerësohet se ka filluar dhe po vijon normalisht. Ka një rast ku raportohet për presion të zgjedhësve. Patëm raportim nga stafi jonë në terren, por edhe nga përfaqësues të partive për prezencë të kandidatëve për deputetë në qendrat e votimit. Kandidatët për deputet nuk mund të jenë vëzhgues në qendrat e votimit, prandaj ne dolëm me një thirrje, pasi mund të ketë prej tyre që nuk ishin në dijeni të kësaj rregulloreje. Prej atij momenti nuk kemi raportime në lidhje me këtë çështje.

Sa i takon procesit të votimit elektronik, sipas raportimeve tregohet se procesi aty po shkon normalisht. Nuk janë raportuar probleme si për pajisjen apo probleme të tjera. Pjesëmarrja është 13.54% por këtë mund ta konsultoni në kohë reale. Flitet për 4 ose 5 raste të kandidatëve për deputet, pak rëndësi ka se kë përfaqësojnë. Situata është zgjidhur dhe nuk mendoj se ka vend për ta riadresuar. Thirrja publike që kemi bërë ka rezonuar mirë”u shpreh Celibashi.

Ju sugjerojmë

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
-U tha në Opinion

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

1 Dhjetor, 2025 11:15 pm
Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan
-U tha në Opinion

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

1 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin-ushtrisë: Të përgatitemi për të vazhduar luftimet në Ukrainë edhe gjatë dimrit

1 Dhjetor, 2025 10:22 pm
Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
Politikë

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

1 Dhjetor, 2025 10:06 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

“Shëndeti i tij, i shkëlqyer”, rezultatet e rezonancës magnetike të Trump

1 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Macron këmbëngul: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj
Bota

Macron këmbëngul: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj

1 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët
Kryesore

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët

1 Dhjetor, 2025 9:07 pm
Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
Kryesore

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

1 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
Bota

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

1 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Bota

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

1 Dhjetor, 2025 2:28 pm
Para
Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, të votojmë për të ardhmen

Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, të votojmë për të ardhmen

“Futet dhe bën presion”, 3 denoncime për kandidatë të PD në Lushnjë dhe Fier

“Futet dhe bën presion”, 3 denoncime për kandidatë të PD në Lushnjë dhe Fier

Zannier viziton disa qendra votimi në Tiranë: Jemi këtu për të vëzhguar procesin

Zannier viziton disa qendra votimi në Tiranë: Jemi këtu për të vëzhguar procesin

TE FUNDIT

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
1 Dhjetor, 2025

Avokati Ili Gërdupi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, komentoi vendimin e gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Lexo më shumë

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan
1 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Elbasanit, që për një kohë të gjatë kishte rënë në qetësi nga ngjarjet e bujshme...

Lexo më shumë

Putin-ushtrisë: Të përgatitemi për të vazhduar luftimet në Ukrainë edhe gjatë dimrit

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
1 Dhjetor, 2025

Duke vizituar një qendër komanduese të trupave të angazhuara në konfliktin në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se forcat...

Lexo më shumë

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
1 Dhjetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë një reagim pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com