Aktualitet

Në 5 ditë rastet aktive me COVID-19 u rritën me 75%



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:40 - 18/06/22 |
Opi Nion

Ditët e fundit janë shënuar mbi 100 të infektuar me Covid-19 në 24 orë, shifër e cila nuk ishte regjistruar që prej muajit Mars, por sipas epidemiologes Rovena Daja kjo situatë ishte e pritshme.

Rritja e të infektuarve ditorë ka sjellë edhe një rritje të rasteve aktive në mbarë vendin. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet aktive gjatë kësaj jave janë rritur me 75%, pasi nga 324 që ishin në fillim të javës tani janë rreth 600 të infektuar. Pavarësisht rritjes së shifrave, ekspertët e ISHP thonë se ata janë në gatishmëri për çdo skenar.

Apeli i autoriteteve shëndetësore mbetet vaksinimi, sidomos për grupmoshat që janë më të rrezikuara dhe kanë kaluar 6 muaj nga doza e mëparshme e vaksinës anti-covid. Prej muajit Maj në vend ka nisur dhe vaksinimi me dozën e katërt./ Klan News

Pas