Këngëtarja britanike Adele ka festuar 31-vjetorin e lindjes. Duket se në rrjete sociale Adele ka vendosur të urojë veten me një sërë fotosh të saj dhe një mesazh që ka jo vetëm për veten, por gjithashtu edhe për ndjekësit e saj.
“Ky është 31-i dhe faleminderit zot. 30-ta më ka sjellë sfida në jetë, por ia dola dhe po përpiqem t’ia dal. Kam ndryshuar drastikisht vitet e fundit dhe ende jam duke ndryshuar. Ky vit do të jetë i madh dhe do e kaloj të gjithin duke u kujdesur për veten. Tregohuni të mirë me veten, jemi njerëz. Ecni ngadalë, mos i përdorni shumë telefonat. Kam mësuar ta dua veten”.-përfundon Adele.
Ky postim i saj vjen pas lajmit të publikuar disa ditë më parë se ajo dhe bashkëshorti i kanë fund martesës së tyre. Ata kanë një djalë 6-vjeçar me emrin Angelo./Opinion.al/