-U tha në Opinion

“Në 30 qershor s’ka zgjedhje, Presidenti bëri një gjë të mrekullueshme”


               Publikuar në : 22:44 - 26/06/19 |
geliano fataj

Artisti Bujar Kapexhiu mendon se në 30 qershor merr fund e keqja. I ftuar në emisionin Opinion ai tha se disa budallenj nuk duhet të ndjekin pas kryetarin e partisë së tij.

“Për të shmangur konfrontimin, Presidenti bëri një gjë të mrekullueshme. Për se ngul këmbë ky tani që duhet të jetë dhe duhet të shkoj, këta duan të bëjnë zgjedhje partiake. Megjithëse ka shumë socialiste që nuk do shkojnë. Edhe ata që do shkojnë, por për kë do zgjedhin. Sepse nuk ka zgjedhje ka votime”, tha Kapexhiu.

Artisti shkon edhe më tej teksa deklaron se mandatet opozita duhet t’i kishte djegur edhe më herët, pasi në atë Parlament nuk rrihej. “Ne jemi një vend skandaloz”, theksoi Bujar Kapexhiu .

Nga ana tjetër ish-ambasadori Fatos Tarifa tha se vetë ai do të preferonte që data e zgjedhjeve të shtyhej, por duhej të ndryshonte kodi zgjedhor.

“Tani është shumë vonë. Kushtetua nuk e lejon këtë, dekreti i Metës ky është hapur një veprim hapur anti-kushtetues”, tha ish diplomati. / Opinion.al

Pas