Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në 2023 janë dhënë 7.848 vendime gjyqësore”, Sadushi: Janë ulur çështjet e prapambetura

2023/12/29 at 10:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Në 2023 janë dhënë 7.848 vendime gjyqësore”, Sadushi: Janë ulur çështjet e prapambetura

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat në ambientet e gjykatës.


Gjatë kësaj konference ai ka bërë bilancin për vitin 2023 si dhe ka listuar prioritetet për vitin 2024.

Sadushi është shprehur se është ulur numri i çështjeve të prapambetura.

Ai ka deklaruar se në vitin 2023 janë dhënë 7.848 vendime gjyqësore, nga të cilët 2.931 i përkasin Kolegjit Administrativ, 2.689 vendime të Kolegjit Civil dhe 2.228 vendime të Kolegjit Penal.

Referuar këtyre të dhënave, Sadushi thotë se çdo gjyqtar ka mbajtur për këtë vit një ngarkesë prej afro 440 vendime në vit, të cilën e quan një shifër rekord.

“Vetëm në harkun e tre vjet rimëkëmbjeje, numri prej 24.688 vendimesh ka tejkaluar backlogun, që rezulton i ulur ndjeshëm në 24.120 çështje. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe një strategji koherente e frytdhënëse, që falë bashkëpunimit me projektin që mbështetet nga Departamenti i Shtetit, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, ka rezultuar i sukseshëm.

Gjykata e Lartë po e kryen funksionin e dhënies së drejtësisë, përmes një metodologjie të qartë dhe një ritmi të lartë të punës së trupës gjyqësore dhe stafit mbështetës, me synim kryesor për të përçuar më tepër shpresë dhe besim te publiku. Raporte të ndryshme, me metodologji të ndryshme kanë arritur në një përfundim të përbashkët: Gjykata e Lartë cilësohet si institucioni më i hapur dhe më transparent brenda sistemit.

Qenia transparent dhe refuzimi i dyerve të mbyllura ka bërë që hermetizimi i diktuar nga tradita, të mbetet tashmë një e shkuar e largët. Jemi të bindur se kjo është udha e vetme që duhet ndjekur në komunikimin publik dhe një mënyrë për të garantuar autoritetin dhe legjitimitetin institucional, efektivitetin në gjykim dhe profesionalizmin e trupës, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e besimit publik.

Duke besuar se shpesh shifrat janë si fotot dhe siç thuhet me gjuhën e medias, fotoja e duhur vlen sa një mijë fjalë, po ju dëshmoj disa shifra lehtësisht të verifikueshme.

Për vitin 2023 janë dhënë 7.848 vendime gjyqësore, nga të cilët 2.931 i përkasin Kolegjit Administrativ, 2.689 vendime të Kolegjit Civil dhe 2.228 vendime të Kolegjit Penal.

Treguesi kryesor i performancës dhe efiçencës, referuar standardeve dhe praktikave më të mira të CEPEJ është norma e likujdimit të çështjeve, që përcaktohet nga raporti ndërmjet çështjeve të përfunduara dhe çështjeve të reja që regjistrohen. Gjykata e Lartë ka mbi 2 vjet që tejkalon standardin ndërkombëtar, duke arritur për vitin 2023, një normë të likujdimit të çështjeve prej afro 425%.

Gjatë këtij viti janë regjistruar 1.846 çështje të reja dhe sipas standardit ndërkombëtarë po kaq duhej të ishte edhe numri i vendimeve gjyqësore, ndërkohë që janë dhënë 7.848 vendime, pra, 4 herë më shumë se norma e rendimentit për gjyqtar. Referuar këtyre të dhënave, çdo gjyqtar ka mbajtur për këtë vit një ngarkesë prej afro 440 vendime në vit (një shifër rekord), ndërkohë që historikisht, në vitin e saj më të mirë dhe me më shumë këshilltarë ligjorë, Gjykata e Lartë shqyrtonte mesatarisht jo më shumë se 250 çështje në vit për gjyqtar. Këto janë të dhëna që dëshmojnë për përgjegjshmërinë e lartë të trupës gjyqësore për tu përballur, por edhe për të dalë nga kjo gjendje.

Shumë shpejt do të konstatoni se pasi të kemi përfunduar shqyrtimin e çështjeve që i përkasin viteve 2017-2018, si vitet me numrin më të lartë të çështjeve të regjistruara, nuk do të ketë çështje që tejkalojnë afatet e arsyeshme të gjykimit. Mjafton t’i referohemi numrit të vendimeve të dhëna nga viti 2020, për të qenë besimplotë se për një periudhë afro dy vjeçare, backlogu prej 24.000 çështjesh do të konsiderohet si një reminishencë e të shkuarës.

Efektiviteti është një tregues i mirë i performancës së gjyqtarëve dhe i prirjes për një ulje të backlogut, por rendja me nxitim pas shtimit të numrit të vendimeve nuk është qëllim në vetvete. Përtej sasisë së çështjeve, gjyqtarët mbeten të fokusuar veçanërisht tek cilësia e vendimmarrjes. Në këtë drejtim jemi të orientuar te shtimi i vendimeve për njësimin, zhvillimin e ndryshimin e praktikës gjyqësore. Gjatë vitit 2023 ka filluar procedura për 13 vendime njësimi (4 nga Kolegji Penal, 2 nga Kolegji Civil dhe 7 nga Kolegji Administrativ), ndërkohë që një pjesë prej tyre janë shpallur dhe të tjerat janë në proces arsyetimi. Vendime të strukturuara mirë profesionalisht, përmes të cilave zhvillohet dhe njësohet praktika gjyqësore e bëjnë shumë më eficent gjykimin dhe qëndrueshmërinë në vendimmarrjen e gjykatave më të ulta, duke garantuar stabilitet dhe siguri juridike në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ky është dhe do të mbetet prioriteti ynë.

Gjatë vitit 2023, krahas shqyrtimit të çështjeve sipas kriterit kronologjik është ndjekur edhe një skemë përparësie, ku përfshihen rekurset e veçanta, çështjet e pezulluara, çështjet familjare, të pronës, masat e sigurimit pesonal, vendimet për ekstradime, etj, pa shmangur çështjet emergjente dhe me afate të shpejta gjykimi, në veçanti ato që i përkasin shtresave më vulnerabël të shoqërisë, sidomos pensionistëve, apo të larguarve padrejtësisht nga puna.

Heqjet dorë nga rekursi prej institucioneve publike ka vijuar edhe gjatë këtij viti, fenomen që është vënë re edhe te individët. Janë 468 kërkesa për heqje dorë nga rekursi, nga të cilat 384 i përkasin institucioneve publike dhe 84 individëve, të ndara në: 261 në fushën administrative, 177 në civile dhe 30 në penale. Kjo prirje nevojitet të shoqërohet edhe me mosparaqitjen e rekurseve të reja, që dukshëm rezultojnë të pabazuara.

Përherë e kam evidentuar si një problematikë shqetësuese numrin e lartë të rekurseve, të cilat nuk arrijnë të kalojnë testin e pranueshmërisë. E ndarë sipas fushave, për vitin 2023 nuk e kalojnë këtë test 36% e rekurseve në Kolegjin Civil, 70% në Kolegjin Administrativ dhe 70% në Kolegjin Penal. Por nëse do shohim raportin ndërmjet individëve/personave juridik privatë, nga njëra anë dhe organeve publike nga ana tjetër, rekurset e papranueshme në fushën administrative dhe civile i përkasin më tepër organeve publike. Për këtë vit, organet publike rezultojnë gjyqhumbëse në 70% të çështjeve administrative (1.441 çështje) dhe 73% të çështjeve civile (701 çështje). Individët/personat juridik privatë rezultojnë gjyqhumbës në 30% të çështjeve administrative (629 çështje) dhe 27% të çështjeve civile (263 çështje). Ky raport është i ndryshëm në fushën penale, ku prokuroria rezulton gjyqhumbëse në 33% të çështjeve (521 çështje), ndërsa individët rezultojnë gjyqhumbës në 67% të tyre (1039 çështje)”, u shpreh Sadushi./Opinion.al



Ju sugjerojmë

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
Para
Iku me shpejtësi dhe nuk iu bind policëve. Pranga 34-vjeçarit, ishte i dehur në timon 

Granata dore, qindra fishekë dhe karikatorë automatiku, zbulohet veprimtaria e 51-vjeçarit në Gramsh  

Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Dhunë në një lokal në Peshkopi, arrestohen dy persona 

Kreu i Gjykatës së Lartë: E papranueshme që ata që njohin ligjin paraqesin rekurse të pabazuara

Kreu i Gjykatës së Lartë: E papranueshme që ata që njohin ligjin paraqesin rekurse të pabazuara
















TE FUNDIT

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
14 Maj, 2025

“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike ndezën emocionet dhe krenarinë shqiptare në zemër të Zvicrës, në Bazel, duke e çuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përditësuar pasditen e sotme shifrat nga procesi i numërimit të votave...

Lexo më shumë

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
14 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com