Emisioni i njohur “Top Show Magazine”, i moderuar nga Alban Dudushi prej më shumë se një dekade, do të hiqet përfundimisht nga ekrani. Varianti i ‘Top Show’ i cili vinte një herë në javë me personazhe publikë, nuk do të transmetohet më në ekran.
Në vijim, Alban Dudushi do të shfaqet vetëm të martave në orën 22:00. Ende nuk dihet ç’do të bëhet me opinionistët e emisionit, Albana Osmanin dhe Ervin Kurtin, i cili deklaroi largimin e tij disa javë më parë./Xing.al