Vendimet e Bordit të Transparencës ka ndryshuar përsër çmimet e karburantit. Çmimi i naftës këtë të premte është ulur me 5 lekë.
Sipas vendimit të bordit, litri i naftës që shitet me pakicë do të kushtojë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.
Ndërkohë që ulje ka pësuar edhe çmimi i benzinës i cili do të shitet me 192 lekë/litër nga 196 lekë/litër që shitej një ditë më parë.
Çmimi i shitjes me pakicë i gazi do të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.