Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshon ligji, alkool dhe pije energjike për të miturit? Ja sa gjobitesh

2018/09/28 at 11:54 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndryshon ligji, alkool dhe pije energjike për të miturit? Ja sa gjobitesh

Një sërë ndryshimesh janë propozuar në ligjin nr. 9518, datë 18.4.2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit”, të ndryshuar. Në pritje të nisjes së diskutimeve rreth neneve të reja që mendohen të shtohen në këtë ligj, është menduar vendosja e kufizimeve dhe masave për pijet e gazuara dhe sidomos ato energjike.


Specifikisht, janë propozuar ndryshimet e mëposhtme:

  • Në nenin 3, të projektligjit propozohet të shtohet kufizimi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, me qëllim dhënien e një koncepti të saktë për këto lloj pijesh që do të shmang kështu çdo keqinterpretim të mundshëm të ligjit.
  • Në nenin 5, propozohet që të shtohet një paragraf i ri, i cili synon të ndalojë rastet abuzive të ofrimit si të pijeve alkoolike ashtu dhe të pijeve energjike të miturit, nga personi madhor që e shoqëron atë në vende publike. Ky kufizim do të shoqërohet edhe me ndryshime në nenin 11 të projektligjit, duke propozuar që rastet e moszbatimit të kësaj dispozite të përbëjnë kundërvajtje administrative dhe personi madhor që e shoqëron të miturin të dënohen me gjobë që varion nga 10 mijë në 30 mijë lek, në varësi të vendit ku ofrohet pija.
  • Në nenin 7, propozohet që për subjektet që tregtojnë pije energjike të vendoset detyrimi për mbajtjen e tabelave treguese “Ndalohet shitja e pijeve energjike personave nën 18 vjeç”, në të njëjtën mënyrë si me pijet alkoolike. Moszbatimi i kësaj dispozite do të përbëjë kundërvajtje administrative dhe do të dënohet me gjobë në masën 10 mijë lek.
  • Në nenet 8, 9 dhe 10, propozohet vendosja e kufizimeve të njëjta te pijet energjike dhe pijet e gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar si për alkoolin për sa i takon publicitetit në median vizive dhe reklamimi në institucionet arsimore te të mitur, në sallat e kinemave apo teatrove gjatë shfaqjeve për të mitur.
  • Ndërsa në nenin 11, pika 5 propozohet që reklamimi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar të drejtuar të miturve në mjedise si rrugë, parqe, etj të përbëjë kundërvajtje administrative dhe të dënohet me gjobë që varion nga 100 mijë në 200 mijë lekë.

Sipas relacionit, ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, duke ndaluar përdorimin e pijeve energjike dhe kufizuar marketingun si të pijeve energjike ashtu dhe të pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, nga të miturit.

Megjithëse mungojnë të dhënat e hollësishme për nivelet e konsumit nga lë miturit të pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar dhe pijeve energjike për vendin tonë, ekzistojnë raporte të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik që tregojnë të dhëna alarmante.

Kështu në raportin e fundit të publikuar nga ky institut “Iniciativa e survejancës së obezitetit në moshën fëminore (COSI), rezultatet e vitit 2016”, ku u analizua tendenca e mbipeshës, obezitetit mes fëmijëve shqiptarë të moshës 8.0-8.9 vjeç u vërejtën karakteristikat mjedisore lidhur me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik të fëmijëve në mjediset shkollore dhe treguesit mbi konsumin e ushqimeve dhe pijeve tek fëmijët, si dhe shkallës së aktivitetit të tyre fizik. Për analizën e rezultateve të studimit të obezitetit të fëmijëve të moshës 8-8.9 vjeç u përzgjodhën 3624 fëmijë nga 125 shkolla të sistemit 9- vjeçar, të rretheve Dibër, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Tiranë.

Nga të dhënat e raportit rezultonte se: 40 % e fëmijëve konsumonin pije freskuese me sheqer më pak se një herë në javë, 26 % disa ditë (1-3 ditë), 7% (4-6 ditë në javë) dhe 6,4% çdo javë. Ajo çfarë është më shqetësuese në raport është edhe pse 86,4% e shkollave të survejuara raportonin se zhvillonin si pjesë të kurrikulës së tyre mësimore edukimin mbi ushqyerjen nga ana tjetër lejonin tregtimin brenda mjediseve të shkollës si lë pijeve energjike ashtu edhe të pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar.

Kështu 22,4% të shkollave të studiuara krijonin mundësi që në ambientet e shkollës të shpërndaheshin me pagesë pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, ndërsa për pijet energjike ky nivel ishte në masën 24%. Këto pije ishin lehtësisht më të aksesueshme se uji (8,8%), lëngjet e frutave pa sheqer lë shtuar (2,4%) apo dhe frutat e freskëta (18,6%). Nga ana tjetër 17 shkolla raportonin praninë e reklamave apo marketingut të ushqimeve dhe pijeve që mund të dëmtojë promovimin e dietës së ekuilibruar dhe të shëndetshme në mjediset e shkollës së. tyre./Monitor

Etiketa: energjikefemijepije


Ju sugjerojmë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
Aktualitet

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

2 Nëntor, 2025 12:28 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

2 Nëntor, 2025 12:11 pm
Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
Aktualitet

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

2 Nëntor, 2025 10:15 am
Para
Tirana-Partizani, blindohet kryeqyteti. Policia: Do zbresim në fushë

Tirana-Partizani, blindohet kryeqyteti. Policia: Do zbresim në fushë

Luana nuk ndalet me dështimet në photoshop

Luana nuk ndalet me dështimet në photoshop

Video/ Banorët protestë në Sharrë kundër inceneratorit

Video/ Banorët protestë në Sharrë kundër inceneratorit
















TE FUNDIT

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
3 Nëntor, 2025

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet nga avokati i tij,...

Lexo më shumë

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
3 Nëntor, 2025

Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Budapest që duket...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti i vranët. Vranësirat do...

Lexo më shumë

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Nëntor, 2025

Dashi – Ditë goxha e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Asgjë nuk ka për të shkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com