Ka ndryshuar përsëri çmimi i karburanteve në vendin tonë
Në mbledhjen e sotme të Bordit të Transparencës, u vendos që të ulej çmimi i naftës me 6 lekë, ndërsa ai i benzinës me 1 lekë. Ndërkohë, i pandryshuar mbetet çmimi i gazit, i cili do të shitet 69 lekë/litri.
Konkretisht çmimi i naftës do te jetë 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me gazit do të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.