Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimi i ligjit, PD: Rama e kthen trupën e Policisë në një kompani sigurimi fizik

2022/09/12 at 12:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e 7 korrikut, PD hap selinë dhe foltoren për shqiptarët

Partia Demokratike i ka cilësuar si skandal ndryshimet e reja në ligjin për Policinë e Shtetit.

Në një deklaratë për mediat anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha tha se ndryshimet ligjore parashikojnë që Policia e Shtetit, të pajtohet për afate të ndryshme kohore, deri në 3 muaj, për ruajtjen e personave fizikë e juridikë, publikë e privatë, si dhe eventeve, që nga koncertet, deri te panairet.

Ndër të tjera, Hoxha theksoi se me këtë akt Rama e kthen trupën e Policisë së Shtetit në një kompani sigurimi fizik.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar Lisandër Hoxha

Pasi shpiku investitorë strategjikë të oborrit të tij, pasi u dha badihava pasuritë publike të shqiptarëve, Edi Rama do t’u vendosë në dispozicion edhe Policinë e shtetit.

Me një vendim skandaloz, për ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, Rama e ka përdhosur edhe njëherë uniformën e policit shqiptar, duke i kthyer në çetë mercenarësh që mund të merren me qira nga të fortët, oligarkët dhe sharlatanët.

Ndryshimet ligjore parashikojnë që Policia e Shtetit, si të ishte orkestër dasmash, të pajtohet për afate të ndryshme kohore, deri në 3 muaj, për ruajtjen e personave fizikë e juridikë, publikë e privatë, si dhe eventeve, që nga koncertet, deri te panairet dhe aktivitetet sportive.

Parashikohet gjithashtu që policët, me uniformë dhe me automjetet zyrtare, të shoqërojnë ata që quhen investitorë strategjikë apo dhe persona që konsiderohen në rrezik.

Partia Demokratike e dënon këtë shfytyrim të rolit të Policisë nga Edi Rama dhe e cilëson si, asgjë më pak se një atentat tjetër ndaj figurës, autoritetit dhe mitit të policit si personifikim i shtetit dhe ruajtës i rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.

Me këtë akt të ulët Edi Rama e kthen trupën e Policisë së shtetit në një kompani sigurimi fizik. Paloshteti i tij prek kështu fundin, kur vendos të japë me koncesion edhe uniformën, armën dhe ekspertizën e policit.

Një polici që, edhe në kontekstin aktual nuk i përmbush dot kushtet për ruajtjen e rendit, për arsye të aq mungesave e keqpërdorimit politik,  do të ngarkohet me role që, jo vetëm dalin jashtë fokusit institucional, por edhe i shtojnë barrën.

Figura e policit, edhe kështu e nëpërkëmbur, do të shihet si roje objektesh, koncertesh apo të ashtuquajturish investitorë strategjikë.

Nëse doni një ilustrim se si do të jetë policia pas këtij ligji, imagjinojeni si eskortë të Gaz Pajës, të cilin Rama e ka shpallur investitor strategjik.

Ky vendim e  bën Policinë e Shtetit që të ndërrojë hierarki dhe të ketë dy autoritete: shefat në zyrë dhe shefat në rrugë, që variojnë nga të fortët e deri te klientët e qeverisë në biznes.

I bëjmë thirrje profesionistëve në Polici që të mos heshtin, por të ngrihen kundër këtij depersonalizmi, që u bëhet atyre individualisht dhe uniformës që përfaqësojnë.

Me Edi Ramën në krye, shteti dhe të gjitha institucionet e tij janë në rrezik.

Ju sugjerojmë

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
Aktualitet

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

15 Shtator, 2025 9:25 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
Bota

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

15 Shtator, 2025 8:14 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

15 Shtator, 2025 7:51 pm
Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia
Bota

“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia

15 Shtator, 2025 6:51 pm
Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare
Politikë

Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare

15 Shtator, 2025 6:10 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD letër ambasadave: Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dëmtojnë integrimin

15 Shtator, 2025 6:06 pm
Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet
Bota

Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet

15 Shtator, 2025 5:56 pm
Para
Ambasadori britanik-të rinjve shqiptarë: Rruga e suksesit nuk varet nga gomonet

Ambasadori britanik-të rinjve shqiptarë: Rruga e suksesit nuk varet nga gomonet

SPAK jep pretencën për anëtaren e KPK, ja dënimi që kërkon

SPAK jep pretencën për anëtaren e KPK, ja dënimi që kërkon

Sulmet kibernetike/ Begaj: Dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme nga aktorë të tretë

Sulmet kibernetike/ Begaj: Dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme nga aktorë të tretë

TE FUNDIT

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
15 Shtator, 2025

Qytetarët shqiptarë vijojnë të jenë ndër mbështetësit më të vendosur të Aleancës së NATO-s. Sipas sondazhit më të fundit të NATO...

Lexo më shumë

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
15 Shtator, 2025

Tashmë është zyrtare! Ndeshja e shumë pritur mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare, nuk do të luhet në...

Lexo më shumë

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
15 Shtator, 2025

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga garat ndërkombëtare sportive për shkak të veprimeve...

Lexo më shumë

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
15 Shtator, 2025

Rusia ka paralajmëruar të hënën se do të ndjekë çdo shtet evropian që synon të marrë asetet e tij, pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com