Aktualitet

Ndryshimet zgjedhore, Meta i drejtohet Venecias


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 26/10/20 |
el ida

Pas kthimit në kuvend të ndryshimeve zgjedhore, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur t’i drejtohet Komisionit të Venecias duke marrë në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar. Përmes një daljeje për mediat, Presidenti ka shpjeguar se ka kërkuar opinionin e këtij komisioni për të siguruar garancitë proceduriale dhe për të shmangur një krizë zgjedhore në vend.

Meta ka shpjeguar edhe 8 pyetjet mbi të cilat është drejtuar kjo kërkesë dhe që lidhen me:

  • Ndryshimin e rregullave 6 muaj para datës së zgjedhjeve
  • Faktin nëse këto ndryshime kompromentojnë procesin zgjedhor dhe faktin që ato janë bërë në mungesën e një gjykate kushtetuese
  • Faktin se sa të domosdoshme ishin këto ndryshime, që nuk kanë qenë pjesë e rekomandimeve të hershme të OSBE- ODIHR-it

Gjithashtu pjesë e pyetjeve të drejtuara tek Venecia ka qenë edhe vendimi për kandidimin e kryetarit të partisë në 4 qarqe si dhe ndryshimi i rregullave për koalicionet./Opinion.al

Pas