Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet që priten në politikat arsimore në Shtetet e Bashkuara

2025/01/05 at 3:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndryshimet që priten në politikat arsimore në Shtetet e Bashkuara

Ashtu si shumë prej të përzgjedhurve nga Presidenti i ardhshëm Donald Trump për të shërbyer në kabinetin e tij qeveritar, e emëruara për postin e drejtueses së Departamentit të Arsimit, Linda McMahon, ka qenë një mbështetëse kryesore dhe donatore për fushatën zgjedhore. Pothuajse gjatë pjesës më të madhe të karrierës së saj, ajo ndihmoi për të drejtuar biznesin e spektaklit sportiv World Wrestling Entertainment. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Laurel Bowman, megjithëse analistët dhe arsimtarët thonë se e shikojnë si të kufizuar eksperiencën e saj në arsim, pritet që nën drejtimin e saj të ketë ndryshime të rëndësishme.


Gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump, Linda McMahon drejtoi Administratën e Biznesit të Vogël. E emëruara tashmë për drejtuese e Departamentit të Arsimit, ka shërbyer si anëtare bordi në një kolegj privat dhe për pak kohë në një bord shtetëror arsimor.

Disa analistë shprehen të shqetësuar.

“Ajo sigurisht që nuk ka shumë përvojë në lidhje me arsimin, qoftë në nivelin e arsimit bazë, apo në nivelin e arsimit të lartë, krahasuar me sekretarët e mëparshëm të arsimit”, thotë analistja Rachel Perera, nga Instituti Brookings.

Por shumë analistë konservatorë thonë se ajo do të arrijë ta riorganizojë këtë departament dhe të kufizojë autoritetin e tij, që është ajo çfarë ata dëshirojnë.

“Departamenti i Arsimit nuk ka nevojë të drejtohet nga një arsimtare. Mendoj se kemi nevojë për një drejtuese me përvojë … dikush që di të menaxhojë njerëzit, të realizojë gjërat, t’i mbajë njerëzit përgjegjës, të kuptojë rezultatet dhe raportimin e rezultateve”, thotë analistja Erika Donalds, nga Fondacioni Heritage.

Përgjegjësitë e departamentit përfshijnë menaxhimin e programeve federale të huave studentore dhe bursave për arsimin e lartë, mbikëqyrjen e të drejtave civile dhe shpërndarjen e fondeve për studentët me të ardhura të ulëta.

Disa arsimtarë shqetësohen se arsimi publik do të jetë në rrezik nën administratën e re dhe se pasojat do t’i ndjejnë studentët më të pambrojtur.

“Studentët me aftësi të kufizuara, studentët e komunitetit LGBTQ+, nga komunitetet me ngjyrë dhe indigjenët. Studentët tanë që jetojnë në varfëri duke e bërë arsimin e lartë më të shtrenjtë dhe më të paarritshëm për familjet e klasës së mesme”, thotë sindikalistja Becky Pringle, presidente e Shoqatës Kombëtare të Arsimit.

Shumë konservatorë thonë se departamenti është burokratik dhe joefektiv dhe se duhet shkrirë. Kjo nuk ka gjasa që të ndodhë, por ndryshimi po vjen, thonë analistët nga të dyja anët e spektrit politik.

“Ajo që shoh se do të ndodhë gjatë katër viteve të ardhshme është në të vërtetë një dobësim i ndjeshëm i departamentit dhe realisht largimin e qeverisë federale nga sektori i arsimit, sa më shumë që të jetë e mundur”, thotë analistja Donalds.

“Ju e dini se administrata e ardhshme Trump, mendoj unë, beson në shkurtimin e shumë fondeve federale në të gjitha programet”, thotë Wesley Whistle, analiste me institutin liberal “Amerika e Re”.

Analistët nga të dyja palët mund të bien dakord për promovimin e arsimit teknik si një alternativë ndaj universitetit tradicional.

“Shumë të diplomuar nga shkollat e mesme, shumë punëtorë duan më pak një diplomë kolegji katërvjeçare dhe më shumë llojet e programeve përgatitore që do t’i ndihmojë ata të gjejnë punë më të mira, që do t’i ndihmojë ata të kenë jetë më të suksesshme. Tani për tani, mund të jetë vërtet e vështirë të përdoren shumë fonde federale për arsimin e lartë në disa nga këto programe”, thotë Frederick Hess, nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes.

Një departament arsimor i udhëhequr nga republikanët mund të pritet që gjithashtu të përpiqet të zhbëjë politikat e mbështetura nga Presidenti aktual Joe Biden, të tilla si mbrojtja për studentët transgjinorë.

“Departamenti ka luajtur shumë rol në mosmarrëveshjet për gjininë në shkollat e Amerikës, duke i inkurajuar ato të miratojnë politika që theksojnë gjininë dhe jo seksin biologjik. Unë mendoj se administrata Trump ka të ngjarë ta ndryshojë krejtësisht drejtimin për këtë”, thotë zoti Heiss.

Emërimi i zonjës McMahon do të duhet të miratohet nga Senati. Analistët presin që emërimi i saj të kalojë me sukses, pasi Senati ka një shumicë republikane dhe do t’i duhet ndërkohë të merret me përzgjedhje të tjera më të debatueshme për anëtarë të kabinetit të ri qeveritar./voa



Ju sugjerojmë

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
Aktualitet

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

11 Korrik, 2025 4:24 pm
Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
Aktualitet

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

11 Korrik, 2025 4:08 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

11 Korrik, 2025 3:51 pm
Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

11 Korrik, 2025 3:26 pm
Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
Sport

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

11 Korrik, 2025 2:58 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

11 Korrik, 2025 2:44 pm
Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
Aktualitet

Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

11 Korrik, 2025 2:16 pm
Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…
Aktualitet

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

11 Korrik, 2025 2:05 pm
Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese
Aktualitet

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese

11 Korrik, 2025 1:59 pm
Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend
Aktualitet

Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend

11 Korrik, 2025 1:49 pm
Para
Ulje e ndjeshme e temperaturave në të gjithë Europën pas 12 janarit

Ulje e ndjeshme e temperaturave në të gjithë Europën pas 12 janarit

Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët

Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët

“Bild”: Shqipëria, destinacioni i 2025-ës

“Bild”: Shqipëria, destinacioni i 2025-ës
















TE FUNDIT

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët e vendit në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi...

Lexo më shumë

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
11 Korrik, 2025

Një kanal i ujërave të zeza që kalon mespërmes Tiranës. Kjo është ajo në çfarë është shndërruar lumi i Lanës....

Lexo më shumë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec
11 Korrik, 2025

Një masiv pyjor në fshatin Hudenisht përfshihet nga flakët. Sipas Klan News, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe...

Lexo më shumë

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
11 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë këtë të premte në një deklaratë për mediat, pas refuzimit të prokurores Elsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com