Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet në kongresin e ri amerikan

2022/11/18 at 4:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet në kongresin e ri amerikan

Republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve këtë javë dhe Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi njoftoi se nuk do të kërkojë një pozicion drejtues në pakicën e re demokrate – dy nga shumë ndryshimet që do të vijnë në Kongresin e ri në janar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, njofton.


Ndryshime të mëdha përpara në Kongresin amerikan… ndërsa ligjvënësit e rinj prezantohen me Kapitolin. Për herë të parë në katër vjet, demokratët nuk kanë më shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Me besim të madh në grupin tonë parlamentar, unë nuk do të kërkoj rizgjedhje në udhëheqjen demokrate në Kongresin e ardhshëm”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, do të tërhiqet në mënyrë që demokratët e rinj të kenë radhën e tyre në krye të pakicës.

Ligjvënësi Kevin McCarthy është kandidati republikan për t’u bërë kryetari i ri.

“Jam krenar të njoftoj se epoka e sundimit njëpartiak demokrat në Uashington ka përfunduar. Uashingtoni tani ka një kontroll dhe ekuilibër”.

Por zoti McCarthy do ta ketë të vështirë të bashkojë anëtarët e tij për legjislacioneve të rëndësishme pasi ai përballet me kundërshtime të konsiderueshme nga krahu i partisë ende besnik ndaj ish-presidentit Donald Trump.

“Ata duhet të kuptojnë si të arrijnë konsensus brenda grupit të tyre para se të kërkojnë bashkëpunim me demokratët. Pra, mendoj se do të jetë një kohë sfiduese për një shumicë shumë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve”, thotë Amy Dacey në universitetin Amerikan.

Anëtarët e rinj të Kongresit thonë se shumica e ngushtë duhet t’i detyrojë të dy partitë të punojnë së bashku për legjislacionin dypartiak.

“Njerëzit janë të lodhur nga ekstremistët në të majtën dhe në të djathtën ekstreme. Ata duan që njerëzit të jenë të gatshëm të punojnë në dyja anët për të bërë atë që është e drejtë”, thotë ligjvënësi i zgjedhur demokrat Wiley Nickel.

“Ka shumë fusha bashkëpunimi ekziston vullneti për t’u ulur së bashku dhe për të punuar drejt këtij qëllimi”, thotë ligjvënësi i zgjedhur republikan Michael Lawler.

Dhe çdo legjislacion do të duhet të miratohet në një Senat me shumicë demokrate, nën udhëheqjen e vazhdueshme të Chuck Schumer.

“Kam një lutje për republikanët dhe një këshillë – nëse përqafoni MAGA-n, do të vazhdoni të humbisni. Ju do të humbisni më shumë. Përqafimi i MAGA-s në 2018, 2020 dhe ’22 nuk funksionoi. Ju mirëpresim të punoni me ne mbi baza dypartiake”.

Megjithëse u sfidua, Mitch McConnell mbajti pozicionin drejtues të Senatit mes republikanëve, ndërsa pranoi dështimet e tyre me votuesit në këto zgjedhje.

“Përshtypja e tyre për shumë njerëz në role drejtuese në partinë tonë është se ata janë të përfshirë në kaos, negativitet, sulme të tepruara. Dhe kjo i frikësoi votuesit e pavarur dhe të moderuar republikanë”, tha senatori Mitch McConnell.

Por me një qeveri të ndarë për dy vitet e ardhshme, shanset që presidenti Joe Biden të miratojë ndonjë legjislacion të rëndësishëm janë shumë të pakta./ VOA



Ju sugjerojmë

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Para
Kapet sasi rekord kanabis në Spanjë, arrestohen 20 persona

Kapet sasi rekord kanabis në Spanjë, arrestohen 20 persona

“Energjia”/ Rama takim me operatorët turistikë në Vlorë: Jam i lumtur për reshjet e shiut

"Energjia"/ Rama takim me operatorët turistikë në Vlorë: Jam i lumtur për reshjet e shiut

Aeroporti i Vlorës, Rama: Fluturimi i parë gati në fund të vitit 2024

Aeroporti i Vlorës, Rama: Fluturimi i parë gati në fund të vitit 2024
















TE FUNDIT

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
19 Nëntor, 2025

Absolutisht asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesve. Këtë përgjigje u dha ish-kryeministri Sali Berisha gazetarëve pas...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të...

Lexo më shumë

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
19 Nëntor, 2025

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin çka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com