Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Penal, Kim: Mbështesim zgjedhjet e lira


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:43 - 23/12/20 |
Doriana Çepunaj

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka thënë se parlamenti sot duke miratuar ndryshimet në Kodin Penal ka kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit mbi reformën zgjedhore.

Përmes një statusi në Twitter, Kim shkruan se SHBA do të mbështesë procesin transparent që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes 6/5 të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 prill”, shkruan Kim./ Opinion.al

Pas