Kryesore

Ndryshimet kushtetuse/ Rama-Metës: Ilir, ti je shkelës i Kushtetutës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 30/07/20 |
Opi Nion

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe formulës së re të koalicioneve ka rindezur përsëri debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Pas deklaratës së Metës i cili dënoi miratimin e ndryshimeve kushtetuese duke i cilësuar ato si të papranueshme, ka ardhur përgjigjja e Ramës.

Përmes një postimi në “Twitter” Rama i drejtohet Metës duke i thënë se ai është shkelës i kushtetuetës dhe se nuk u shkarkua vetëm se qeveria respektoi “Venecian”.

Po ashtu, kryeministri e akuzon presidentin se ka tentuar të ndez konflikt mes popullit shqiptar dhe shtetit. Më tej, Rama e krahason Metën Haxhi Qamilin duke i thënë se përdor zyrën e presidencës “si llogore lufte politike” dhe se shan ndërkombëtarët.

Reagimi

Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar! Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit! Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin! Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!/ Opinion.al

Pas