Politikë

Ndryshimet kushtetuese, Rama fyen Alimadhin: Je bisht lopate


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 30/07/20 |
Opi Nion

Teksa iu ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë sot në Kuvend ndryshimet kushtetuese dhe formulën e re të koalicioneve, kryeministri Edi Rama është përfshirë në debat me Kryetarin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

Rama ka thënë se me ndryshimet kushtetuese nuk do vinë në Kuvend deputetë të cilët janë zgjedhur rastësisht nga kryetari i një partie.

Po ashtu, ai ka fyer Alimadhin duke i thënë se është një “bisht lopate” që erdhi në Kuvend nga partitë jashtëparlamentare.

“Sa për komunistin unë nuk kam asnjë lidhje emocionale ose intelektuale me komunizmin, im atë po ka qenë si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë kur ju..të thuash ty ju është fyerje per Mitaht Frashërin ti je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë. Unë skam asnjë problem me komunistë e si ballistë si persona dhe ju këtë e mësuat nga Enver Hoxha se ju bëri më të zinj se veten. Ju mësoi të merreni jo me mesazhin por me mesazherin. Ju të kishit gjë në dorë do ishit bërë më të zinj se Enver Hoxha. Ndarja këtu është. Socialistët janë anti fashist dhe anti komunist por nuk merren me personat por me ideologjitë. Ju jeni kopje e zezë, Saliu i pari dhe ata që janë jashtë, jeni e zeza ku e ktheni politikë në instrument për të sharë njerë, kur politika është përballje idesh. Ti je thjeshtë një lopatë, bishti i një lopate që quhet balli numër dy dhe pretendon të vish prapë në parlament ti (Alimadhit). Me votimin e sotëm vagonat me lopata do të shkëputen nga treni i pluralizmit. Që kjo do votohet sot ka vdek se votat janë aty”,-tha Rama./ Opinion.al

Pas