Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet kushtetuese, PD i përgjigjet Ramës

2020/07/14 at 6:50 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

Palët politike kanë reaguar sot pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit.
Partia Demokratike i është përgjigjur Kryeministrit Rama përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi duke i kujtuar deklaratën e Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul, i cili tha se ndryshimet kushtetuese do të minonin tërë reformën zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonin atë.

LEXO EDHE-Rama i përgjigjet Presidentit: Kuvendi është sovran, vendos vetë

“Të gjithë e kanë kuptuar tmerrin tënd nga zgjedhjet, por frika jote nga humbja e pushtetit nuk mund të marrë peng Shqipërinë. Edi Rama lexoje mirë këtë deklaratë të Bundestagut dhe lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve”, shkruan Bardhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Deklarata e Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul:

“….Ndryshimet kushtetuese do të minonin tërë reformën zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonin atë. Në praktikë, kjo do të thoshte, se Parlamenti shqiptar do të bënte të pavlefshme reformën zgjedhore të arritur me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të vendoste parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, të marrë në mars të këtij viti, dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më tepër, një qasje e tillë do të ishte një shkelje e jashtëzakonshme e besimit ndaj BE-së, OSBE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e një reforme të mirë zgjedhore.

Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje.

Prandaj u bëj thirrje kolegëve në Parlamentin shqiptar:

Bëni një hap të madh drejt forcimit të demokracisë në vendin tuaj dhe miratoni reformën zgjedhore siç përcaktohet në marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe hiqni dorë nga ndryshimet e planifikuara kushtetuese që do ta shkatërronin reformën zgjedhore. Vetëm atëherë ju do të keni akoma mbështetjen e fortë të Bundestagut gjerman.

Prandaj: mos vini në pikëpyetje perspektivën e BE-së për vendin tuaj! Populli shqiptar nuk e meriton këtë!”

Etiketa: bardhindryshimetrama

Ju sugjerojmë

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
Bota

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

28 Shtator, 2025 10:06 pm
Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
Kronikë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

28 Shtator, 2025 5:46 pm
REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
Bota

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

28 Shtator, 2025 3:42 pm
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
Bota

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

28 Shtator, 2025 2:46 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Para
Video/Prodhonin ilaçe dhe “shëronin” COVID, pranga 2 personave në  Lezhë

Video/Prodhonin ilaçe dhe “shëronin” COVID, pranga 2 personave në Lezhë

Thaçi në Hagë/ Përfundon intervistimi i ditës së dytë, vazhdon edhe nesër

Thaçi në Hagë/ Përfundon intervistimi i ditës së dytë, vazhdon edhe nesër

Boris Johnson urdhëron heqjen e pajisjeve të Huawei nga rrjeti 5G

Boris Johnson urdhëron heqjen e pajisjeve të Huawei nga rrjeti 5G

TE FUNDIT

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
28 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në Truth Socia për masakrën e ndodhur të dielën në mëngjes në...

Lexo më shumë

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
28 Shtator, 2025

Të paktën një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pasi një person i armatosur kreu një...

Lexo më shumë

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
28 Shtator, 2025

Në mbrëmjen e premierës së operas Traviatta në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident, me protagoniste sopranon e...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
28 Shtator, 2025

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, me pasojë 5 të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com