Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet kushtetuese, opozita tjetër thirrje PS

2020/07/30 at 8:55 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet kushtetuese, opozita tjetër thirrje PS

Pak para nisjes së seancës parlamentare, ku PS ka paralajmëruar se do të votojë ndryshimet kushtetuese, ka reaguar përsëri opozita e bashkuar.

Përmes një deklarate për mediat, opozita ka dënuar  largimin e Damian Gjiknurit nga mbledhja e këshillit politik të ditës së mërkurë, duke theksuar se ky veprim tregoi që mazhoranca nuk ka për qëllim dialogun.

Opozita thotë se propozimi i tyre për hapjen e 100% të listave është refuzuar pa asnjë arsye nga mozhoranca, ndërsa bëjnë thirrje që sot mos t’i votojnë ndryshimet kushtetuese, pasi janë të njëanshme.

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR

Opozita e Bashkuar dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Pavarësisht vullnetit tonë për të vijuar rrugën e dialogut dhe shqyrtimit në mirëbesim të propozimit tonë për konsensus, duke i qëndruar Marrëveshjeve të 5 Qershorit dhe 14 Janarit, Partia Socialiste zgjodhi rrugën e braktisjes së dialogut dhe të ecjes drejt akteve të njëanshme që dhunojnë këto marrëveshje politike të nënshkruara mes palëve.

Opozita edhe në mbledhjen e djeshme tregoi përgjegjshmëri dhe seriozitet duke paraqitur propozimin konkret të kompromisit, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Në 5 orë mbledhje, Partia Socialiste nuk dha asnjë arsye për refuzimin e propozimit tonë, duke dëshmuar edhe njëherë mungesë vullneti për dialog.

Ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Njëanshmëria nuk është rruga demokratike për përcaktimin e rregullave të zgjedhjeve në një vend anëtar të OSBE-së. Njëanshmëria është rruga e autokratëve që i kanë braktisur qytetarët dhe kanë frikë nga vullneti qytetar. Njëanshmëria nuk është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe as në përputhje me aspiratën e qytetarëve për Shqipërinë në Europë.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti qëndrojë me besnikëri interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dialogu politik është rruga e vetme për gjetjen e konsensusit. Asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

Opozita e Bashkuar ripërsërit apelin për Partinë Socialiste, që të gjejë forcë dhe ti qëndrojë Marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun.

Prishja e konsensusit, thyerja dhe zhbërja e marrëveshjeve që vetë ka nënshkruar, dhe tentativa për të prishur normalitetin e zgjedhjeve të ardhshme, janë provë e qartë e dëshpërimit nga humbja e pushtetit që ka kapur prej kohësh lidershipin e Partisë Socialiste./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
Kronikë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

11 Janar, 2026 3:30 pm
Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Bota

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

11 Janar, 2026 3:14 pm
SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Bota

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

11 Janar, 2026 3:12 pm
Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali
Kronikë

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

11 Janar, 2026 2:29 pm
SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri
Bota

SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri

11 Janar, 2026 2:14 pm
Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars
Bota

Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars

11 Janar, 2026 2:08 pm
Rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras, fillon verfikimi i dëmeve
Aktualitet

Rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras, fillon verfikimi i dëmeve

11 Janar, 2026 2:04 pm
Groenlanda/Media:Britania po negocion me aleatët e BE për të dërguar trupa evropiane
Bota

Groenlanda/Media:Britania po negocion me aleatët e BE për të dërguar trupa evropiane

11 Janar, 2026 2:02 pm
Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe
Aktualitet

Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe

11 Janar, 2026 1:59 pm
Para
Covid-19/Të ardhurat për frymë të çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro

Covid-19/Të ardhurat për frymë të çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro

Mbi 150,000 viktima nga koronavirusi në SHBA

Mbi 150,000 viktima nga koronavirusi në SHBA

Humb jetën një tjetër mjek nga koronavirusi në Kosovë

Humb jetën një tjetër mjek nga koronavirusi në Kosovë

TE FUNDIT

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
11 Janar, 2026

I morën një shtetasi, te rrethrrotullimi i Rinasit, 40 000 euro, duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion se...

Lexo më shumë

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
11 Janar, 2026

Natën e së shtunës, parullat kundër qeverisë mbushën rrugët e kryeqytetit iranian, Teheran, ndërsa protestuesit bënin thirrje për lëvizjen më të...

Lexo më shumë

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
11 Janar, 2026

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen nga vendi "menjëherë". "Situata e...

Lexo më shumë

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
11 Janar, 2026

Kreu i PD ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës këtë të diel, kur tha ndër të tjera se në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com