Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

2025/07/10 at 1:13 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

Nga Dr. Majlinda Bregu, politikane dhe diplomate shqiptare; Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin të OBSH/Europë.


“Çfarë mbetet nga jeta kur iluzionet zhduken? Përgjegjësia.”

Imre Kertész, Nobelist hungarez me një saktësi që të ndjek pas, ka shtruar një nga pyetjet më thlebësore për këdo që do të marrë seriozisht zgjidhjen e një problemi.

Sot, më duket se kjo pyetje retorike jehon shumë përtej letërsisë. Padyshim mund të jetë një pyetje për cdo politikan, ekonomist, ëndrrimtar apo anarkist.

Përse po e risjell në këto ditë vape mbytëse? Sepse një nga iluzionet më të rrezikshme rreth ndryshimeve të motit qe ndjejmë të gjithë,  është mendimi se këtë se kemi ne në dorë. Është një shqetësim që s’na takon ne ta zgjidhim.  Është problemi i tjetër kujt: Atij Lart, atij larg, ose i të ardhmes së panjohur.

Jo pra. Ky iluzion sot nuk rri dot më.

Cdo ditë ka raste emergjencash shëndetësore, nga i nxehti, nga ushqimi me pesticide, nga ndotja e ajrit prej blozës së makinave apo betonit. Por ka edhe një hall tjetër për ata që rrezikojnë të humbasin punën si rezultat i zhvillimit. Në gjithë Europën dhe sidomos në Ballkanin Perëndimor, kalimi i domosdoshëm drejt energjisë së rinovueshme, të gjelbër, po i bie ndesh një tregu pune të brishtë, duke vënë në rrezik edhe vendet e punës të shumë punëkërkuesve që s’kanë shumë alternative zgjedhjeje.

Në Ballkanin Perëndimor, kriza klimatike nuk ka të bëjë me akullnajat që shkrijnë në polet e largëta. Ka të bëjë me termocentralet me qymyr që ndotin ajrin në Kosovë, emetimet nga makinat e vjetra që shkaktojnë sëmundje kronike dhe vdekje të parakohshme; ka të bëjë me punëtorët dhe fermerët në Bosnjë e Hercegovinë, shtëpitë e tokat e të cilëve janë përmbytur duke i detyruar të rindërtojnë jetën mes pasigurise ekonomike; ka të bëjë me tymrat nga djegia e mbeturinave dhe biomasës për ngrohje në Maqedoninë e Veriut e cila për shkak të pozoicionit gjeografik krijon re të tëra helmesh duke e kthyer Shkupin një nga kryeqytetet më të ndotura të Europës.

Gjithnjë e më shumë, ndryshimet klimatike në Ballkan, si kudo në Europë , nuk janë më një çështje abstrakte. Janë beteja e përditshme, për të ruajtuar shendetin mendor e fizik, vendet e punës, pronën private, prodhimet bujqësore, tregtinë, eksportet, importet  e me radhë. Fatkeqesitë rëdpjnë më shumë tek të pamundurit qofshin individë apo shtete duke vënë në provë kështu  edhe  disa prej ekonomive më të fuqishme  të kontinentit.

Ky rajon i ngopur dhe që zakonisht kujtohet për problemet kur duhet të merret me pasojat, duhet të mendojë edhe për zgjidhjet. Sepse nëse pranojmë që ndryshimet klimatike nuk janë më problem i së nesërmes, atëherë koha për të vepruar është sot.

Ndërkohë që debatet politike sillen rreth megavatëve dhe çmimeve të karbonit, një vijë tjetër ndarëse po hapet në tregun e punës. Pothuajse 3 milionë vende pune në Ballkanin Perëndimor janë të ekspozuara drejtpërdrejt ndaj goditjeve klimatike ose në rrezik për shkak të tranzicionit të gjelbër. Shifrat janë alarmante. Vendet e rajonit rrezikojnë të humbasin deri në 16% të PBB-së nga ndikimet e motit ekstrem.

Këto nuk janë vetëm statistika. Janë minatorë qymyri në Bosnjë e Hercegovinë që nuk dinë çfarë i pret nesër; janë fermerë në Shqipëri që shohin tokat e tyre nën ujë nga përmbytjet; janë të rinj që ende s’kanë hyrë në tregun e punës, por ndihen tashmë të përjashtuar prej tij.

Çmimi i Mosveprimit

Vetëm në vitin 2014, përmbytjet fshinë mbi 51,000 vende pune. Përmbytjet e vitit 2024 në Bosnje zhvendosën mbi 1,000 familje dhe detyruan të mbyllen biznese të vogla që mezi mbijetonin.

Bregdeti i Malit të Zi, zemra e ekonomisë së turizmit, po përballet gjithnjë e më shumë me zjarre dhe erozion. Në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta, duke e bërë punën në bujqësi dhe ndërtim më të vështirë e më të rrezikshme. Në Shqipëri, ku bujqësia punëson ende më shumë se një të tretën e popullsisë, vetëm një përmbytje në 2017 shkatërroi 15,000 hektarë të mbjella.

Ndryshimet klimatike nuk i godasin të gjithë njësoj. Ato prekin gjithmonë më parë dhe më ashpër më të pambrojturit.

Cdo vend është sot në presionin e ndërtimit apo fuqizimit të ekonomisë. Nuk them asgjë të re që konceptet e ekonomisë së qendrueshme, të pastër ose të gjelbër nuk duken kaq prioritare apo emergjente. Por , nëse mendojmë së “ kjo punë pret”  mund t’i hapim rrugë një burim të ri problemesh të cilat nesër do të duan më shumë energji dhe buxhete për t’i zgjidhur. Nuk është cështje klime, është cështje jete. Ndotja që rrit sëmundjet kronike, pasiguria ushqimore që kërcënon shëndetin e familjeve, stresi dhe ankthi që po godet sidomos të rinjtë kanë nevojë për politika të qarta sot.

Në gjithë Ballkanin Perëndimor, 16 termocentrale me qymyr janë ende funksionale, të vjetër dhe ndotës. Mbyllja e tyre nuk është vetëm një domosdoshmëri për agjendën e gjelbër për të cilën I kemi dhënë fjalën Europës, por e pakontrolluar, mbyllja mund të jetë një tërmet social dhe politik.

Vetëm në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, mbi 29,000 vende pune të lidhura me qymyr janë në rrezik. Shumë prej atyre që punojnë e jetojnë në këto vende, e kanë ndërtuar jetën rreth një industrie të vetme. Pa një plan, nuk do të humbasin vetëm punën, do të humbasin të ardhmen.

Edhe pse fondet e BE-së kanë mbështetur 21 projekte të mëdha të gjelbra me kosto investimi rreth 6,8 miliardë euro, kostoja e tranzicionit, financiare, institucionale dhe sociale është ende shumë më e madhe se sa kapaciteti i rajonit. Kostoja mesatare për mbylljen e një termocentrali me qymyr në Ballkanin Perëndimor varion nga 2.5 deri në 12 milionë euro. Vende si Tuzla në Bosnjë, që funksionojnë prej 60 vitesh dhe janë ende ndër ndotësit më të mëdhenj të Europës, vazhdojnë të jenë aktive pa një rrugë të qartë përpara.

Kosova, ku më shumë se gjysma e popullsisë në moshë pune është joaktive, përballet me sfidën më të madhe: deri në 17% e fuqisë punëtore do të duhet të ndryshojë detyrat për shkak të tranzicionit të gjelbër. Këta punëtorë nuk kanë nevojë për retorikë. Kanë nevojë për trajnim, mbrojtje dhe mundësi  të reja.

Kur moti godet dhe njerëzit ndihen të braktisur, besimi bie. Kur ndryshimi zbatohet pa shpjeguar rrugëdaljet, zhgënjimi shtohet. Dhe kur përfitojnë vetëm disa, pabarazia rrënjoset edhe më shumë.

Nëse rajoni dhe Europa duan të ecin përpara, pa thelluar hendekun e zhvillimit, kalimi drejt ekonomise së  gjelbërt duhet të menaxhohet me drejtësi.

Sot nuk pyetemi më a do të ndryshojmë?  Do të ndryshojmë patjetër. Pyetja është : a do të jemi të drejtë dhe të kujdesshëm, apo do të lëmë pas ata që kanë më shumë nevojë?!

 “Çfarë mbetet nga jeta kur iluzionet zhduken? Përgjegjësia.”

Përgjegjësia për të bërë gjënë e duhur. Me drejtësi, me mendje të hapur dhe guxim, duke mos harruar ata që kanë më pak zë.



Ju sugjerojmë

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Rajoni

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13 Shtator, 2025 6:01 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

13 Shtator, 2025 5:19 pm
Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake
Bota

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake

13 Shtator, 2025 5:06 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës

13 Shtator, 2025 4:43 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump kushte për NATO-n: Mos blini naftë ruse

13 Shtator, 2025 4:07 pm
BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore
Rajoni

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore

13 Shtator, 2025 3:58 pm
FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm
Sport

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm

13 Shtator, 2025 3:36 pm
Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale

13 Shtator, 2025 3:16 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite
Bota

Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite

13 Shtator, 2025 2:45 pm
Para
BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës

BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj

Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj
















TE FUNDIT

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
13 Shtator, 2025

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe,...

Lexo më shumë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
13 Shtator, 2025

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e Shkodrës, ku janë asgjësuar 9 mije e 317 bimë narkotike kanabis...

Lexo më shumë

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake
13 Shtator, 2025

A mos vallë Europa shpenzon tashmë mjaftueshëm për mbrojtjen, më shumë se Rusia, dhe prandaj nuk është e nevojshme që...

Lexo më shumë

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
13 Shtator, 2025

Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë larguar nga Qyteti i Gazës për në pjesë të tjera...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com