Ervin Hodo është larguar nga posti i drejtorit të Policisë së Shkodrës. Mësohet se në postin e mbajtur nga Hodo do të emërohet Edmond Sula.
Sipas informacioneve, Hodo është transferuar në Tiranë si drejtor i krimeve të rënda në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit.
Ndërkohë, Sulaj pritet që ditën e nesërme të prezantohet për efektivet e Shkodrës.