Një valë ndryshimesh kanë ndodhur në rradhët e policisë në juglindje të vendit.
Në komisariatin e rrethit të Kolonjës është emëruar drejtues, Ramiz Hymeti. Ai zëvendësoi në këtë detyrë, Erion Bicajn, i cili vijon të mbetet në dispozicion të Ministrisë të Brendshme.
Lëvizjet në titullarë lokalë të policisë kanë prekur edhe komisariatin e Maliqit, ku është larguar Gentjan Diko. Ai u zëvendësua nga Besnik Çevani.
Ndryshimet në kupolën e komisariateve të policisë në Qarkun Korçë ishin paralajmëruar që disa kohë më parë me largimin e Ardian Fezollarit nga funksioni i kreut të policisë në Devoll. Sidoqoftë ende nuk dihet motivacioni zyrtar i këtyre lëvizjeve./Opinion.al