Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshime në qeveri? Ja përgjigja e Ilir Metës

2016/08/19 at 9:06 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO/ A është shëndoshur sërish Ilir Meta?

Ndryshimet ne qeveri janë të mirëpritura nga LSI-­ja, nëse do të përshpejtonin reformat.


Këtë qëndrim ka shprehur Kreu i Kuvendit Ilir Meta, kur u pyet gjatë një interviste për zërat se do të ketë ndryshime në qeveri.

Meta shtoi se “ne jemi të hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit, përfshirë edhe një përfaqësim dhe një angazhim edhe më të vendosur…”

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur dje edhe për  “vetting­un” dhe marrëdhënien me aletin e tij në qeveri, Kryeministrin Rama.

Duke folur për “Report TV”,  Ai gjithashtu tha se me Ramën ka marrëdhënie të mira dhe është në kontakt të vazhdueshëm më te.

Gjithashtu, Meta foli edhe për “vetting­un”, si edhe nenin 13 të ligjit për Byronë, që sipas opozitës cenon lirinë e mediave.

INTERVISTA

Z. Meta, është kthyer në temë të ditës neni 13 i ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe censurimit që i bëhet punës së medias, duke dënuar ose kriminalizuar si vepër penale ndërhyrjen në funksionet e prokurorisë së posaçme. Do të qëndrojë i tillë neni apo do të loboni që të ndryshojë?

Unë besoj në çdo rast që nuk duhet të paragjykojmë për ligjet që do të miratohen nga Kuvendi. Për çdo draft është në proces diskutimi dhe rivlerësimi. Nuk besoj se në demokraci ka institucione të pakritikueshme.

Që i bie dhe media është një institucion i kritikueshëm?

Po patjetër, sepse edhe media kritikon mediat përveçse të tjerët.

Ka një debat kohët e fundit nëpër portale, ku ju shpeshherë gjatë verës jeni kthyer në protagonistin e tyre, ku flitet për ndryshime në qeveri në shtator dhe heqjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe zëvendësimin e tij me një eksponent të LSI­së. A janë të vërtetë këto zëra?

Nuk kam asnjë dijeni për lajme të tilla. Për ne është e rëndësishme që qeverisja të vazhdojë punën e saj dhe të punojë çdo ditë për të përmirësuar qeverisjen e vendit.

Qeverisje me këtë format? A do të ishte vendi për një ndryshim?

Nuk besoj se jam unë personi më i përshtatshëm për t’u pyetur për këtë çështje. Por si kryetar i LSI­së, ne jemi të hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit, përfshirë edhe një përfaqësim dhe një angazhim edhe më të vendosur, edhe më energjik të përfaqësuesve tanë në çdo nivel, për të përmirësuar qeverisjen, për të thelluar transparencën e saj dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pra ju keni njerëz që mund ta përmirësojnë qeverisjen?

Unë mendoj se Shqipëria ka shumë njerëz të aftë dhe të përkushtuar.

Dje EURALIUS bëri një deklaratë për mediat duke saktësuar parimet ku nuk preket ligji i Vetting­ut në variantin aktual, ku një ndër to është dhe roli i ILDKPKI dhe i DSIK për hetimin e pasurive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Janë ndër pikat që janë kundërshtuar fort nga opozita. A rrezikohet konsensusi mbi këtë çështje dhe si do të veprojë mazhoranca?

Natyrisht që jemi në një proces diskutimesh, vlerësimesh, rivlerësimesh edhe të hënën pritet të ketë një tjetër takim apo mbledhje të komisionit, ndërkohë që vazhdohet të punohet edhe në këto momente. Për ne është e rëndësishme që ligji i Vetting­ut të jetë një ligj që të garantojë një rol sa më të suksesshëm të ndërkombëtarëve si një garanci për standardet dhe integritetin e institucioneve të reja dhe të atyre që do të zgjidhen atje përmes edhe vetë garantimit të paanësisë të misionit ndërkombëtar.

Z. Meta një pyetje të fundit, gjatë kësaj periudhe ju keni qenë me pushime këtu brenda vendit për shkak të zhvillimeve të reformës, ashtu edhe aleati juaj qeverisës. A keni pasur kontakte gjatë kësaj verës për të hedhur poshtë edhe zërat për një përçarje që qarkullojnë prej kohës?

Këto zëra asnjëherë nuk do të pushojnë edhe kur takohemi drejtpërdrejtë edhe kur komunikojmë në distancë. Por unë besoj se edhe fakti që pas një angazhimi, një zhurme të madhe të gjithë politikës deri më 21 korrik, gjithë kjo qetësi kaq e madhe vështirë që të pranohet nga mediat krijuese. Kështu që gjithmonë do të ketë krijimtari, do të ketë portale dhe lajme nga më të ndryshmet.

Pra ju jeni takuar, keni komunikuar?

Po, jemi në një komunikim normal.

Etiketa: ilir Metaintervistendryshime ne qeverivettingu


Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
Babai dhe njerka seks në sy të fëmijës, ndalohen nga policia

Babai dhe njerka seks në sy të fëmijës, ndalohen nga policia

Vrau për gjakmarrje, ekstradohet 33-vjeçari i dënuar me 25 vite burg

Vrau për gjakmarrje, ekstradohet 33-vjeçari i dënuar me 25 vite burg

Bllokohen pakot në doganë, qindra qytetarë nuk marrin porositë e blerjeve online

Taksa për blerjet online, Posta Shqiptare kundër Doganave

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com