Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka bërë ndyshime në nivele drejtuesish në disa nga komisariatet e vendit.
Mësohet se këto ndryshime prekin disa shefa komisariatesh, nga Tirana, Vora dhe Kavaja.
Sipas informacioneve, se shef i komisariatit në Vorë është emëruar Aliosha Broka, i cili më parë ka drejtuar komisariatin në Kavajë.
Ndërkohë, në Kavajë është emëruar Sali Skura, që ishte shef i komisariatit nr. 5 në Tiranë. Në vend të tij është emëruar Altin Lila. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe shefat e krimeve në disa komisariate./Opinion.al