Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, 3 drejtorë të rrezikuar


               Publikuar në : 16:48 - 13/03/19 |
geliano fataj

Askush nga drejtuesit nuk e ka vendin të sigurt në policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duket se do të krijojë si çdo ministër “grupin e tij”.

Me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu janë lëvizur nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi. Postin e kësaj të fundit e ka zënë Ndue Doci.

Pasi kishte një vit që u emërua në krye të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj u largua për të emëruar këshilltar i Ardi Veliut në Policinë e Shtetit. Vendin e Skënderaj e zuri Dhimitraq Ziu, si i komanduar, ndërsa motivet e largimit mbeten mister, pasi firma për shkarkimin e ish-drejtorit të kryeqytetit ishte vendosur disa ditë para se të bëhej publike lajmi i largimit të tij, në lidhje më ngjarjen tek “Petro Nini”

Ndryshime ka pësuar edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtoria e Hetimit dhe Krimin e Organizuar. Në fillim u largua Aida Hajanj për t’u zëvendësuar me Muhamet Rrubullaku, ndërsa si kreu i krimit të organizuar u vendos Tonin Vocaj.

Më herët është shkarkuar nga detyra edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj, si dhe ai i Fierit, Albert Nushi. Në krye të Drejtorisë së Vlorës është emëruar Artion Duka, ndërsa në atë të Fierit, Andon Marko. Në ditët në vijim priten që të ndryshohen të gjithë drejtuesit e SHÇBA-së në rrethe.

Së skaner janë dhe 3 drejtori të tjera, ku lëvizjet në rangjet drejtuesi, pritet të ndodhin në Shkodër, Durrës dhe Elbasani, pasi kriminaliteti ka qenë i lartë gjatë vitit 2018./Opinion.al

Pas