Këshilli i Ministrave ka vendosur sot të emërojë dy zëvendës ministrat e rinj të Ministrisë së Drejtësisë.
Në krah të ministres Etilda Gjonaj janë emëruar Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni.
Ata vijnë pas largimit të Toni Gogut, i cili është aktualisht kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Fjoralba Cakës, e cila dha dorëheqjen në muajin korrik.
Ndryshimet në ministrinë e Drejtësisë vijnë 8 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme./ Opinion.al