Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka kryer disa ndryshime në kabinetin qeveritar.
Bëhet me dije se këto ndryshime kanë prekur titullarin e Ministrisë së Brendshme, së Punës dhe zëdhënësin e qeverisë.
Gjithashtu këto ndryshime i kanë pësuar edhe disa zëvendësministra të kabinetit qeveritar.
Konkretisht ministri i Brendshëm, Takis Theodhorikakos u zëvendësua nga Makis Voridhis dhe ministri i Punës, Janis Vrucis, u zëvendësua nga Kostis Haxhidakis.
Ndërkaq bëhet me dije se zëdhënësi i ri i qeverisë është Christos Tarandilis. /Opinion.al