Mendohet se sesioni i ri parlamentar ne fund te muajit janar, do të shënojë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar. Të paktën, kështu bëjmë me dije, burime për gazetën “Koha Jonë”, e cila shkruan se Rama do të largojë ministrat e akuzuar për korrupsion, duke përfshirë 4 përfaqësues nga PS dhe dy nga LSI.
“Sesioni i ri parlamentar duket se do të gjejë me një kabinet të ri ministrash, çka i heq armët opozitës e cila është përgatitur për protesta të dhunshme kundër qeverisë së “korruptuar” të Ramës, sikurse akuzon selia blu. Nga PS ikin katër ministra thonë burimet, kurse LSI largon dy ministra”, shkruan gazeta, që sidoqoftë nuk përmend burimet.