Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar? Balla: Në mbledhjen e Grupit Parlamentar….


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:01 - 28/03/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, kreu i grupit parlamentar të PS,  Taulant Balla u shpreh se ndryshimet në qeveri nuk kanë qenë temë e diskutimeve në mbledhjen e grupit të PS.

Në media është folur për ndryshime në kabinetin qeveritar. Balla pyetjes së gazetarëve iu përgjigj: “Ju në fillim i lëshoni vetë këto lajme dhe pastaj mundoheni t’i verifikoni në mbledhjet e grupit parlamentar. Kjo nuk ka qenë pjesë e diskutimeve në grupin parlamentar.”

Ndër të tjera ai foli edhe për rritjen e çmimeve.

“Në kushtet e një luftë abuzuesit mund të jenë të shumtë që nuk respektojnë diçka që është rënë dakord për të pasur në raftet e supermarketeve të vendit për të paktën secilin nga produktet e shportës me atë çmim të vendosur. Ju mund të shkoni të bëni verifikimit në supermarkete.

Të mos harrojmë që lufta zhvillohet në Ukrainë, por impaktet negative janë shtrirë kudo”, deklaroi Balla./Opinion.al

Pas