Ndryshime drejtorësh në Policinë e Shtetit. Gentjan Shehaj, është shkarkuar nga detyra si drejtor i Policisë së Vlorës.
Në vend të tij emërohet Artion Duka, i cili ka qenë më herët Drejtor i policisë Berat. Gentjan Shehaj drejtonte blutë e Vlorës që prej prillit të vitit 2017. Ndërkohë mësohet se ai do të ketë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë. Zoti Duka nuk është një emër i panjohur, pasi u përfshi në çështjen e përgjimeve me pajisjen “IMSI Catcher”.
Qyteti bregdetar i Vlorës prej kohësh po kalon një situatë të tensionuar, ndërsa ditët e fundit nuk kanë munguar djegia e disa automjeteve si formë paralajmërimi për zyrtarët. Ndërkohë gjatë muajit shkurt një atentat mafioz, i mori jetën dy personave./ Opinion.al
