-U tha në Opinion

Ndryshim sistemi e zgjedhje të parakohshme, çfarë mendojnë analistët


               Publikuar në : 22:46 - 08/07/19 |
geliano fataj

Çfarë do bëjë opozita pas protestës së kësaj të hëne? Nga politika ka pak sinjale se çfarë do të ndodh, megjithatë analistët politikë japin një panoramë të asaj që mund të ndodh.

Analisti Preç Zogaj thotë se palët politike, këta liderë që janë mund të bëjnë marrëveshje për të ndryshuar sistemin.

“Fillimisht duhen ndryshime, si një sistemin zgjedhor dhe Kushtetutë dhe pastaj shkohet në zgjedhje. Duhet të bëhet reforma”, tha zoti Zogaj në emisionin Opinion.

Për analistin Mustafa Nano “gjuha” e opozitës ka ndryshuar dhe liderët po tentojnë drejt një strategjie të negociatave.

“Duhen negociata dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Nuk pres ndonjë marrëveshje të tillë, për ndryshim sistemi. Është një gjë kaq e madhe por për mua nuk e bëjnë dot këta njerëz. Kauza e zgjedhjeve të lira është shumë e madhe, këto personazhe nuk kanë lënë gjë pa thënë ndaj njëri tjetrit”, tha Nano.

“Është nevoja e ndryshimit të sistemit. Ndryshimet me kompromis janë të njohura, sjellin një ç’tensionim por nuk e zgjidhin krizën. Ndaj duhet një ndryshim sistemi”, tha Mark Marku. / Opinion.al

Pas