Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshim kufijsh në Ballkan, Gjermania kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë

2018/12/01 at 2:12 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndryshim kufijsh në Ballkan, Gjermania kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë

Qeveria Gjermane është e mendimit se Shqipëria luan parimisht një rol pozitiv në rajon. Dhe se në Shqipëri nuk ka aktivitete ose parti që e mbështesin idenë e bashkimit me Kosovën. Këtë ajo e vë në dukje në një përgjigje ndaj një kërkese të vogël të deputetëve Markus Frohnmaier, Dietmar Friedhoff dhe grupit parlamentar “Alternativë për Gjermaninë” (AfD), që e ka redaksia e Deutsche Welle-s.


“Në Shqipëri ekziston konsensus mbipartiak për anëtarësinë në NATO, integrimin në BE, për një shtet demokratik dhe kushtetues dhe për mirëkuptim në politikat rajonale”, thuhet ndër të tjera në dokument. Partia djathtiste i ka shtruar pyetjet duke u nisur nga vizita e ministrit Heiko Maas në Tiranë, në shtator të këtij viti, dhe deklaratat e tij atje, ku e kishte vlerësuar ndër të tjera Shqipërinë edhe si garante të paqes në rajon.

“Në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama ka pasur afrim me Republikën e Serbisë, sidomos në vazhdën e procesit të Berlinit. Në vitet 2014 dhe 2015 janë shkëmbyer dy vizitat e para reciproke në nivel kryeministrash që nga vitet 1940. Në vitin 2015 dy kryeministrat e dy vendeve hodhën idenë për krijimin e një organizate bashkëpunimi rajonal për të rinjtë, e cila filloi punën në vitin 2017 me seli në Tiranë”, thuhet më tej në dokument.

“Qeveria shqiptare bën përpjekje për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Pyetjet e hapura në raportet me Greqinë po bisedohen në mënyrë konstruktive që prej vitit 2017. Shqipëria i ka mbështetur të gjitha vendimet e marra në politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë. Prej vitit 2009 Shqipëria është anëtare e NATO-s. Dhe për vitin 2020 synon të marrë në dorë kryesinë e radhës së OSBE-së, duke u rrekur kështu të marrë përgjegjësi përtej kufijve rajonalë”, argumenton më tej qeveria gjermane.

Bashkëpunimi me Kosovën

AfD bën pyetje edhe lidhur me idenë e bashkimit etnik të shqiptarëve, ose siç quan ajo “Shqipëria e Madhe”.”Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës i lidhin marrëdhënie të ngushta bilaterale. Shqipëria e sheh gjuhën dhe kulturën shqipe si një pikë kontakti për bashkëpunimin ndërkufitar, sidomos me Kosovën”, përgjigjet Ministria e Jashtme. Sipas informacioneve të qeverisë federale gjermane, në Shqipëri, nuk ka parti politike që mbështesin bashkimin e gjithë shqiptarëve etnikë në një shtet. “Në Kosovë është lëvizja opozitare „Vetevendosje” e vetmja që e mbron këtë ide.

Kushtetuta e Kosovës megjithatë e përjashton mundësinë e bashkimit me një shtet tjetër. Qeveria federale e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk mbështet ndryshime territoriale në Ballkan mbi bazën e kritereve etnike.”E pyetur rreth deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama në prill 2018 në lidhje me mundësinë e bashkimit me Kosovën, nëse mbyllen portat e BE-së, qeveria përgjigjet:

“Në Shqipëri, sikurse edhe në vende të tjera të rajonit, diskutohen vazhdimisht alternativat e mundshme, në rast se nuk do të ketë anëtarësim në BE. Nga ana tjetër është e qartë se Shqipëria synon anëtarësimin në BE dhe po bën reformat e nevojshme për të”, përgjigjet qeveria. Gjithashtu, qeveria gjermane thotë se nuk është në dijeni për aktivitete “nacionalistësh shqiptarë” në Mal të Zi dhe Greqi.

Krimet kryesore: vjedhjet, droga dhe trafikimi

Pyetjes në lidhje me ekstremistë shqiptarë në Gjermani, qeveria i përgjigjet se nuk di që të ketë struktura ose tubime ekstremiste shqiptarësh në Gjermani. Por pranon se ndër anëtarët dhe simpatizantët e organizatave islamiste të gatshme për dhunë që veprojnë në Gjermani ka edhe individë me shtetësi shqiptare.

E pyetur për kriminalitetin e shtetasve nga Shqipëria dhe nga Kosova në Gjermani, Ministria e Jashtme i referohet të dhënave të Entit Federal të Kriminalistikës, sipas të cilit për vitin 2017 krimet kryesore të bëra nga shtetasit shqiptarë kanë qenë krimet e pronës, të lëndëve narkotike dhe të trafikimit.

Nga 572 procedura hetimore të zhvilluara në këtë vit, 21 kanë qenë kundër grupeve të dominuara nga shtetasit shqiptarë, ndërsa 12 nga shtetasit e Kosovës. Kundër këtyre të fundit janë bërë hetime kryesisht për krime me lëndë narkotike, falsifikime dhe krime të pronës. Numri i shtetasve shqiptarë në hetim për krime të organizuara në vitin 2017 ka qenë 214, kurse ai shtetasve nga Kosova 195, nga gjithsej 8317 persona në hetim.

E pyetur se a financohen aktivitete ekstremiste shqiptare nga krimi i organizuar, qeveria gjermane përgjigjet se nuk është në dijeni. Së fundi, deputetët e AfD-së pyesin se sa është shuma e ndihmave për të cilat do të ketë nevojë Shqipëria si anëtare e BE-së? Qeveria gjermane përgjigjet se kjo shumë mund të llogaritet vetëm kur Shqipëria t’i ketë përmbyllur me sukses të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit.

“Alternativa për Gjermaninë” zë vetëm 12,6 përqind të vendeve në Bundestag, por, për shkak të qeverisë së koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD, është partia kryesore e opozitës.

E krijuar në vitin 2013, AfD është e përfaqësuar në të gjitha parlamentet e landeve. Ajo është e vetmja parti e Bundestagut gjerman që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Në tetor ajo doli me një propozim që në vend të perspektivës së anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u ofrohet mundësia e krijimit të një Unioni të Ballkanit Perëndimor. /DW

Etiketa: bashkimkosoveshqiperi


Ju sugjerojmë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Para
Video/ Kur Bushi i Vjetër premtonte nje Kosovë të lirë

Video/ Kur Bushi i Vjetër premtonte nje Kosovë të lirë

Elita ka një përgjigje për ndjekësit që po e kritikojnë gjatë shtatzanisë

Elita ka një përgjigje për ndjekësit që po e kritikojnë gjatë shtatzanisë

Reporter pa Kufij/ Tre gazetarë shqiptarë u kanosën nga politika dhe krimi

Reporter pa Kufij/ Tre gazetarë shqiptarë u kanosën nga politika dhe krimi
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
6 Qershor, 2025

Shqipëria vijon të jetë një nga historitë më të suksesshme të turizmit në Europë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
6 Qershor, 2025

Mali i Zi ashtu si Shqipëria synon që të mbajë një konferencë ndërqeveritare në fund të këtij muaji. Shefi i...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com