Rajoni

Ndryshe nga vendet tjera të Eropës, Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:13 - 25/02/22 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiç, prezantoi konkluzat e arritura në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, lidhur me krizën në Ukrainë.

Duke lexuar konkluzat, Vuçiç tha se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për momentin, sepse ajo “udhëhiqet nga interesat e saj jetike ekonomike dhe politike”.

“Serbia respekton normat e së drejtës ndërkombëtare, por Serbia gjithashtu i kupton mirë nevojat e saj dhe pavarësisht se çfarë do të donte dikush, Serbia ka interesat e saj jetike kombëtare dhe shtetërore. Ajo respekton miqësitë tradicionale”, tha ai.

“Në ditët e mëparshme u përpoqëm dhe arritëm të mbajmë një qëndrim të unifikuar për çështjen e krizës në Ukrainë, për çështjen e veprimeve tona, reagimin tonë dhe të gjitha veprimet që organet tona shtetërore duhet të ndërmarrin në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiç.

Çfarë thotë konkluzat e Serbisë?

Në konkluzion thuhet se Serbia i jep mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës dhe se e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.

Por, në konkluza, operacionet ruse nuk u quajtën pushtim i Ukrainës, gjë e cila është qëndrim i vendeve evropiane.

Në fillim të konkluzave thuhet se “Serbia sinqerisht shpreh keqardhje” për ngjarjet në lindje të Evropës. Gjithashtu është thënë se Rusia dhe Ukraina janë shtete mike të Serbisë dhe se populli serb i “konsideron si popuj vëllazëror”.

Siç është thënë, Serbia do të pezullojë stërvitjet ushtarake me të gjithë partnerët e huaj deri në një njoftim të dytë.

Vuçiçtha se Serbia e mori vendimin “me maturi, me kokë të ftohtë, në interesin më të mirë të Serbisë”.

Ai theksoi që konkluzat e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do t’i procedohen Qeverisë në 48 orët e ardhshme.

“Pozicion i vështirë”

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për sanksionet kundër Rusisë, Vuçiç tha:

“Si mendoni, se ne thjesht do të vendosim sanksione ndaj Federatës Ruse brenda natës, e cila është e vetmja që nuk ka vendosur sanksione ndaj nesh në vitet ‘90, që nuk vendosën sanksione ndaj Republikës Sërpska (entitet në Bosnjë e Hercegovinë)”, pyeti Vuçiç, duke shtuar se Rusia mbronte interesat e Serbisë përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rusia mbështet Serbinë në luftën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Vuçiçshtoi se Serbia është në “pozitë të vështirë”, sepse edhe Ukraina e mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe se Serbisë “asnjëherë nuk i ka bërë asgjë të keqe”.

Ukraina gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Në ditët e mëparshme, ne u përpoqëm dhe arritëm të mbajmë një qëndrim të unifikuar për krizën në Ukrainë, për veprimet tona, reagimin tonë dhe të gjitha veprimet që organet tona shtetërore duhet të ndërmarrin në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiç në fillim të fjalimit të tij.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në orët e para të 24 shkurtit. Shtetet perëndimore kanë dënuar veprimet e Rusisë dhe kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.

Nga vendet e rajonit, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ndërkaq, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë të vetmet që nuk e kanë dënuar agresionin rus./ REL

Pas