Aktualitet

Ndryshe nga vendet e rajonit, shqiptarët zgjedhin arsimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:18 - 07/07/21 |
Opi Nion

Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë. Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë. Rezultatet dolën nga Barometri i Ballkanit 2021 që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Pyetjes “Çfarë mendoni se është më e rëndësishme për të bërë në jetë?”, shqiptarët në shumicë zgjodhën si më të rëndësishëm arsimin, pasi 82 për qind të anketuarve vlerësuan si arritjen më të madhe. Kjo zgjedhje ishte me larta se, në shtete e tjera të Ballkanit. Për shembull vetëm 54 për qind e boshnjakeve e konsideruan më të rëndësishmin arsimin si arritje në jetë, 54 % e maqedonasve, 60 për qind e Malazezëve dhe 45 % e Serbëve. Ndërsa 54 % e shqiptarëve në Kosovë e vlerësuan si arsimin si zgjedhje të rëndësishme në jetë.

Si arritja e dytë më e rëndësishme në jetë për shqiptarët është puna. 69 për qind e të anketuarve e kanë zgjedhur punën si arritjen e dytë më të madhe në jetë, përqindja më e lartë rajonale. 58% e boshnjakëve e shohin punën si arritjen më të madhe në jetë duke e vënë edhe para arsimit. 51 për qind e maqedonasve e konsideruan punën si arritjen e dytë më të madhe në jetë. 60 % e malazezëve e konsideruan punën po aq të rëndësishme sa arsimi, ndërsa Serbët e konsideruan punën si arritje në jetë më të rëndësishme se arsimin.

Ndryshe nga rajoni Maqedonasit dhe Serbët shohin si arritje më të madhe në jetë, njohjen e njerëzve të duhur, që anashkalon arsimin dhe punën,.

58% e popullsisë në Rajon mendon se me një arsim të mirë dhe një punë sigurohet një e ardhme e mirë. Ndërsa 38% i gjejnë kualifikimet e punës dhe arsimin si parakushtet kryesore për të gjetur një punë të mirë. 54% pretendojnë se njohja e njerëzve të duhur është e rëndësishme për një të ardhme të ndritshme, ndërsa më shumë se një e treta e popullsisë në Ballkan mendojnë se, fati do ti çojë përpara në jetë.

Ndërsa papunësia vazhdon të mbetet një sfidë në të gjithë rajonin, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë, ka një numër në rritje të njerëzve, të cilët mendojnë se arsimi dhe puna janë parakushtet kryesore për të ecur përpara në jetë.

Ndërkohë më shumë se gjysma e të rinjve në Ballkan konsiderojnë si çështjen më të rëndësishme në jetë punësimin. Gjetja e një pune është shqetësimin më i madh për 62% te të anketuarve në moshat e reja.

Kriza COVID-19 shkaktoi humbjen e mijëra vendeve të punës në më pak se një vit. Meqenëse rinia përbën 21.27% të të gjithë popullsisë së Ballkanit Perëndimor, shqetësimi i të rinjve duhet të merret si një thirrje urgjente për qeveritë që të angazhohen në mënyrë aktive në politikat dhe masat e punësimit, sugjeron RCC./ Monitor

Pas