Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshe nga shtetet e tjera, lufta në Ukrainë rrit ekonominë e Gjeorgjisë

2022/11/05 at 9:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshe nga shtetet e tjera, lufta në Ukrainë rrit ekonominë e Gjeorgjisë

Ndërsa lufta ka përfshirë të gjithë Europën, një komb i vogël po shijon një rritje të papritur ekonomik. Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë këtë vit, pas një fluksi dramatik prej më shumë se 100,000 rusë që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska dhe mobilizimit për të grumbulluar rekrutët e luftës.


Ndërsa pjesa më e madhe e globit shkon drejt recesionit, ky vend me 3.7 milionë banorë në kufi me Detin e Zi pritet të shënojë një rritje të fuqishme prej 10% të prodhimit ekonomik për vitin 2022. Kjo do të bënte që ekonomia e këtij shteti, e njohur në rajon për malet, pyjet dhe luginat, të tejkalojë tregjet në zhvillim si Vietnami dhe eksportuesit e naftës si Kuvajti.

“Në anën ekonomike, Gjeorgjia po ecën shumë mire. Ka një lloj bumi. Të gjitha industritë po ecin shumë mirë nga mikro deri tek korporatat. Nuk mund të mendoj për ndonjë industri që këtë vit ka probleme”, tha për Reuters Vakhtang Butskhrikidze, CEO i bankës më të madhe të vendit.

Të paktën 112,000 rusë kanë emigruar në Gjeorgji këtë vit, tregojnë statistikat e kalimit të kufirit. Një valë e parë e madhe prej 43,000 banorësh mbërriti pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 Shkurt. Bumi ekonomik i Gjeorgjisë qoftë jetëshkurtër apo jo ka habitur shumë ekspertë që panë pasoja të tmerrshme nga lufta për ish-republikën sovjetike, pasuritë ekonomike të së cilës janë të lidhura ngushtë me fqinjin e saj më të madh përmes eksporteve dhe turistëve.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikoi në Mars se konflikti në Ukrainë do t’i jepte një goditje të madhe ekonomisë gjeorgjiane. Po kështu, Banka Botërore parashikoi në Prill se ekonomia e Gjeorgjisë do të binte në 2.5%. Megjithatë, nga kjo rritje e ekonomisë nuk po përfitojnë të gjithë, pasi çmimet janë rritur përfshirë këtu qiratë e banesave dhe pagesat e shkollave në vend. Udhëheqësit e biznesit shqetësohen gjithashtu se vendi mund të përballet me një ulje ekonomike nëse lufta përfundon dhe rusët kthehen në shtëpi.

Gjeorgjia dhe Rusia ndajnë një vendkalim kufitar tokësor dhe një politikë liberale emigracioni që lejon rusët dhe njerëzit nga shumë vende të tjera të jetojnë, punojnë dhe krijojnë biznese në vend pa vizë. Midis Prillit dhe Shtatorit, rusët transferuan më shumë se 1 miliard Dollarë në Gjeorgji nëpërmjet bankave ose shërbimeve të transferimit të parave, pesë herë më shumë se gjatë të njëjtëve muaj të vitit 2021, sipas bankës qendrore gjeorgjiane.



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Si kanë ndikuar ngjarjet e rastësishme në rrjedhën e historisë njerëzore

Si kanë ndikuar ngjarjet e rastësishme në rrjedhën e historisë njerëzore

Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 korrik 2021

Zbuloni shenjat me fat, horoskopi 6 Nëntor

Parashikimi i motit, rriten temperaturat dhe…

Rënie e temperaturave dhe reshje në veri, parashikimi i motit sot
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com