Plazhi i Zvërnecit në Vlorë është ndotur me bitum, që ka rrjedhur nga një anije, e cila furnizohej tek vendi i quajtur Petrolifera. Sipërfaqja e ndotur arrin deri në 3 km, duke vënë në pikëpyetje turizmin për këtë vit, aktivitet jetik për banorët e Nartës të cilët nuk kanë emigruar.
Policia kufitare ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur të vërtetën e ndotjes së bregdetit.
Kjo nuk është hera e parë që ky plazh ndotet, pasi 4 vite më parë një sasi e konsideruesme solari u derdh në zonën e plazhit. Sasia e solarit ishte hedhur në det gjatë operacionit të ngarkimit të një anijeje në bregdetin e Vlorës./Klan