Ditën e sotme pritej që presidenti rus, Vladimir Putin, të takohej me homologun e tij, presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, në qytetin e Shën Petersburgut.
Pak para se të mbahej takimi i dy liderëve, dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur metronë në qendër të qytetit, duke lënë të paktën 10 të vdekur dhe 50 të tjerë të plagosur.
Putin është njoftuar menjëherë për ngjarjen e rëndë dhe ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre. Presidenti rus, gjithashtu ka thënë se janë duke u hetuar shkaqet e shpërthimit me bombë, madje, sipas tij ngjarja mund të ketë lidhje me aktet terroriste./opinion.al