Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për një 26-vjeçare, pasi bashkëshorti i kësaj të fundit e ka denoncuar te blutë e Shkodrës se e reja ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. P., 26 vjeçe, banuese në fshatin Lëpushë, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi V. D., se 26-vjeçarja ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”,”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.