Një sherr me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Gramshit. Policia ka mundur të verë në pranga një prej të rinjve që u përfshinë në një sherr me armë në lagjen “Sporti” në Gramsh.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: Armando Vërça, 31 vjeç banues në Gramsh.
Ndalimi i tij, u bë pasi më datë 19.08.2017 në lagjen “Sporti” , për motive të dobëta në bashkëpunim me shtetasit R.D., 19 vjeç, A.Ç., 38 vjeç, dhe A.V., 31 vjeç, dyshohet të ketë kanosur dhe goditur me grushta shtetasit A.H., S.H., dhe XH.H., 43, 38 dhe 26 vjeç, të tre banues në Gramsh.
Gjithashtu shtetasit R.D., 19 vjeç, A.Ç., 38 vjeç dyshohen të kenë kanosur 3 shtetasit e lartpërmendur me armë zjarri pistoletë.
Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë për një parkim të mjetit që kanë bërë katër të dyshuarit para lokalit të tre shtetasve.
Policia, po punon intensivisht për kapjen e tre bashkëpunëtorëve të përfshirë në këtë ngjarje.
Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 84, 89 dhe 25 të Kodit Penal. /Opinion.al