Sadna, një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar, raportohet se është ndarë nga i dashuri i saj. Ndonëse ajo e ka hedhur poshtë këtë thashethem, mediat indiane raportojnë për një distancë mes çiftit.
Mediat indiane këto ditë kanë botuar një lajm se ajo dhe i dashuri i saj, një biznesmen vendas me emrin Rishabh Tandon, janë ndarë.
Çifti që kishte disa kohë që frekuentohej, duket se i ka dhënë fund lidhjes dhe arsyeja duket se është distanca mes tyre.
Sara jeton Mumbai, ndërkohë që biznesmeni Rishabh është rezident në Delhi.
Vetë aktorja është shprehur: “Janë të gjitha fjalë”, kur është pyetur në lidhje me këtë çështje, por kjo nuk e ka shuar dyshimin.