Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndiz një shpresë/ Fondacioni Vodafone Albania në ndihmë të grave në vështirësi

2024/03/12 at 11:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndiz një shpresë/ Fondacioni Vodafone Albania në ndihmë të grave në vështirësi

8 marsi është një ditë e shënuar për çdo grua, por në veçanti për ato gra, jeta e të cilave rrezikohet çdo ditë prej dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

E së fundi, edhe prej dhunës dhe bullizmit në internet, siç kemi dëshmuar vitin e fundit me dhjetra raste, kur ka pasur edhe nga ato që i kanë dhënë fund jetës së tyre në kushte të vështira psikologjike. Këto janë gra për të cilat jeta është një e tatëpjetë e vështirë, që po jetojnë momente të errëta në jetën e tyre dhe kanë nevojë për një rreze shpresë.

Ndaj Vodafone Albania dhe Vodafone Albania Foundation organizuan edhe këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, një event hiking me misionin për të mbledhur fonde për një strehëz që përkujdeset për vajzat e gratë në kushte të vështira, siç është “Shtëpia Rozalba”, në Lezhë.

Si shteg u përzgjodh sërish Mali i Dajtit por këtë herë, ngritja e fondeve u arrit edhe falë kontributit të dhjetra qytetarëve që u bënë pjesë e hiking–ut përmes një pagese modeste.

Në bashkëpunim me platformën “Smile” nga Credins Bank, Vodafone Albania Foundation ka arritur të sigurojë më shumë se 5,000 euro për “Shtëpinë Rozalba”, në Lezhë.

Pjesë e hiking u bënë personalitete nga politika, përfaqësues të qeverisë, si Romina Kuko, zëvendës ministre e Punëve të Brendshme dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak, znj. Elvana Hana, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit “Credins”, përfaqësues të organizatave si Michelle Ribotta nga UN Women Albania, por edhe personazhe të medias si Erla Mëhilli, moderatore dhe autore e “Now” në Euronews, Isli Islami, Deborah Keçi dhe Anxhi Çeliku.

Vetëm vitin e fundit, dhjetra vajza e gra kanë rënë pre e dhunës me bazë gjinore, shumë syresh edhe si pasojë e bullizmit dhe trysnisë online. Dhuna me bazë gjinore është dhunë kundër gjithë shoqërisë, sepse rrezikon çdo ditë jetët jo vetëm të grave, por edhe të fëmijëve e familjeve shqiptare. Por ne të gjithë bashkë mund të bëjmë një ndryshim dhe të sjellim pak dritë në jetët e viktimave të dhunës në familje e asaj me bazë gjinore.

#NdizNjëShpresë është një slogan që ndërgjegjëson dhe na frymëzon të bëhemi pjesë e zgjidhjes së këtij problemi.

Vodafone Albania Foundation i ka vajzat dhe gratë viktima të dhunës në qendër të vëmendjes. Platforma dhe aplikacioni Brightsky, i cili tashmë është shkarkuar me dhjetra mijëra herë në Play Store dhe App Store, ofron konsulencë dhe ndihmë nëpërmjet teknologjisë për këdo që ndihet e kërcënuar nga dhuna në familje apo ajo me bazë gjinore.

Edhe këtë mars, falë eventit të hiking Shinealight, i cili tashmë është kthyer në një traditë të bukur, u bëmë dëshmitarë të asaj se, së bashku, mund të ngjisim edhe majat më të larta dhe të tejkalojmë sfidat më të mëdha!

Ju sugjerojmë

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Para
Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, ja përballjet në gjysmëfinale 

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, ja përballjet në gjysmëfinale 

Vatikani reagon pas kritikave që iu bënë Papës: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin 

Vatikani reagon pas kritikave që iu bënë Papës: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin 

Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Gjendet i vdekur një 74-vjeçar në Fier 

TE FUNDIT

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
8 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit...

Lexo më shumë

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
8 Qershor, 2025

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit e Barnave (FDA) po hetojnë një infeksion...

Lexo më shumë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com