Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ndiz një shpresë”, Fondacioni i Vodafone Albania në ndihmë të grave viktima të dhunës

2023/03/08 at 8:00 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ndiz një shpresë”, Fondacioni i Vodafone Albania në ndihmë të grave viktima të dhunës

#NdizNjëShpresë

Fondacioni i Vodafone Albania në ndihmë të grave viktima të dhunës

8 marsi është një ditë e shënuar për të gjitha gratë. Edhe për ato, ose sidomos për ato vajza dhe gra që prej kohësh qëndrojnë në strehëza, për shkak se jeta e tyre rrezikohet çdo ditë prej dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Gra për të cilat jeta është një e tatëpjetë e vështirë, gra që po jetojnë momente të errëta në jetën e tyre dhe kanë nevojë për një rreze shpresë.

Ndaj në kuadër të Kontratës së saj Sociale, Vodafone në Shqipëri ka organizuar këtë 8 mars një event hiking, me misionin për të mbledhur fonde për një strehëz grash të dhunuara në Tiranë. Në hiking-un e zhvilluar në Malin e Dajtit morën pjesë personalitete nga politika, përfaqësues të qeverisë, si Romina Kuko, zëvendës ministre e Punëve të Brendshme, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, përfaqësues të organizatave si Michele Ribotta nga UN Women apo përfaqësues të institucioneve që punojnë me të drejtat e njeriut, si Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Por të pranishëm ishin edhe shumë gazetarë e gazetare, që në këtë mënyrë kanë dhënë kontributin e tyre për këtë kauzë.

Gjatë hiking-ut u mblodhën rreth 11,000 euro, të cilat në ditën e shënuar të 8 marsit iu dorëzuan një strehëze për gratë viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Katia Stathaki, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, tha se: “Vetëm pak ditë më parë, tre gra u vranë në Shqipëri dhe tre të tjera u plagosën. Dhuna me bazë gjinore është dhunë kundër gjithë shoqërisë, sepse rrezikon çdo ditë jetët jo vetëm të grave, por edhe të fëmijëve dhe familjes. Por ne me zërin tonë mund të bëjmë një ndryshim në shoqëri. Fakti që sot jemi bërë të gjithë bashkë nuk duhet të mbetet vetëm këtu. #NdizNjëShpresë është një slogan që na bën të reflektojmë, të ndërgjegjësojmë dhe të bëhemi pjesë e zgjidhjes së këtij problemi.”

Fondacioni Vodafone Albania i ka vajzat dhe gratë viktima të dhunës në qendër të vëmendjes. Platforma dhe aplikacioni Bright Sky, i cili tashmë ka mbi 18,000 shkarkime në Play Store dhe App Store, ofron konsulencë dhe ndihmë nëpërmjet teknologjisë për këdo që ndihet i kërcënuar apo është dëshmitar i dhunës në familje apo asaj me bazë gjinore. Madje nëpër Shqipëri po organizohet një tur për t’i njohur përfitueset e mundshme të këtij aplikacioni me të gjitha funksionet dhe avantazhet e tij.

Këtë mars, u bëmë dëshmitarë të asaj se, së bashku, mund të ngjisim edhe malet më të larta dhe të tejkalojmë sfidat më të mëdha!

Etiketa: 8 Marsvodafon

Ju sugjerojmë

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Pushtimi i Gazës nga Izraeli, paralajmëron Katari: Do të kushtojë qindra jetë

2 Shtator, 2025 5:39 pm
Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë
Bota

Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë

2 Shtator, 2025 5:16 pm
“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë
Bota

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë

2 Shtator, 2025 4:26 pm
Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar
Bota

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar

2 Shtator, 2025 3:35 pm
Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO
Bota

Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO

2 Shtator, 2025 2:44 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

2 Shtator, 2025 2:32 pm
Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
Bota

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025 2:02 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

2 Shtator, 2025 1:26 pm
OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
Bota

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

2 Shtator, 2025 12:44 pm
Para
Arsyeja pse dëgjoni muzikë të trishtuar, edhe kur jeni në një lidhje të lumtur

Arsyeja pse dëgjoni muzikë të trishtuar, edhe kur jeni në një lidhje të lumtur

Pemë për 8 Marsin te liqeni artificial

Pemë për 8 Marsin te liqeni artificial

Vendimi për vulën e PD,reagon KLGJ: Gjuha e urrejtjes kundër gjyqtarëve është shqetësuese

Vendimi për vulën e PD,reagon KLGJ: Gjuha e urrejtjes kundër gjyqtarëve është shqetësuese

TE FUNDIT

Pushtimi i Gazës nga Izraeli, paralajmëron Katari: Do të kushtojë qindra jetë

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
2 Shtator, 2025

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari, ka paralajmëruar se një pushtim izraelit i qytetit të Gazës...

Lexo më shumë

Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë

Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë
2 Shtator, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un thuhet se ka ka sjellë vajzën e tij në Pekin, raportojnë mediat...

Lexo më shumë

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë
2 Shtator, 2025

"Dialogu është përparësia, jo konflikti". Këto ishin fjalët e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke komentuar takimin e tij dypalësh...

Lexo më shumë

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar
2 Shtator, 2025

Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, shprehet se se kërcënimi nga Rusia është në rritje të vazhdueshme dhe se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com